Loading...

Arrestohen 7 Zyrtarë-Hajdutë Pronash në Tiranë

Arrestohen 7 Zyrtarë-Hajdutë Pronash në Tiranë
 Pas një pune të mirëorganizuar nga seksioni për Korrupsionin në Drejtorin  e Policisë së Qarkut Tiranë, është finalizuar me sukses operacioni “Petrela”, ku është bërë e mundur arrestimi në flagrancë i 7 personave. Në pranga kanë rënë; Flora Xhillari,  65 vjeç, me detyrë shefe e zonë Nr.5 pranë ZRPP Tiranë, Argid Alikaj, 29 vjeç, lindur e banues në Tiranë, me detyrë Specialist Jurist, Ledion Mastori, 36 vjeç, me detyrë Specialist Jurist pranë Zonën Nr.5 në ZRPP Tiranë, Genci Sula, 37 vjeç, me detyrë specialist i zyrës së menaxhimit dhe mbrojtjes së Tokës në Njësinë Administrative Petrelë, Ilir Rrushi, 42 vjeç, Xhevahir Hyka, 51 vjeç,  i  cili ka kryer dënim me dy vite heqje lirie dy vite me pare për falsifikim dokumentesh dhe Alban Dushku, 37 vjeç.

Nga hetimet e kryera në kuadër të këtij procedimi penal, ka rezultuar se shtetasit Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi kanë falsifikuar tërësisht dokumentet e pronës së shtetasit G.H, ku për pasojë i kanë tjetërsuar pronësinë me numër kadastral 3517 me pasuri nr.67/16, me adresë fshati Stërmas, Petrelë, në adresën fshati Lundër të një sipërfaqe prone prej 4.000 m2 me vlere 600 mije Euro. Sa më sipër referuar veprimeve procedurale të deritanishme, rezulton se shtetasit Alban Dushku në bashkëpunim me shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, pasi kanë falsifikuar tërësisht dokumentacionin e pronës me të dhënat e mësipërme kanë ushtruar ndikim tek punonjësit të ZVRPP Tiranë, për pajisjen me certifikatë pronësie në mënyrë të kundraligjshme.

Shpërdorimi i detyrës  së punonjësve të ZVRPP (Hipotekës) si edhe falsifikimi i dokumenteve dhe tjetërsimi i pronës nga ana e shtetasve Alban Dushku në bashkëpunim më shtetasit Xhevahir Hyka dhe Ilir Rrushi, provohet me sekuestrimet e dokumenteve pranë ZVRPP Tiranë, në Njësinë Administrative Petrelë, dhe sekuestrimet pranë noterëve të ndryshëm etje. Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë Tiranë, për veprën penale të “Shpërdorim detyre i personave që ushtrojnë funksione publike i kryer në bashkëpunim, falsifikim i dokumenteve”.
Arrestohen 7 Zyrtarë-Hajdutë Pronash në Tiranë Arrestohen 7 Zyrtarë-Hajdutë Pronash në Tiranë Reviewed by Marion Mardodaj on 10/06/2015 11:39:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.