Loading...

9 Shenja - Erdhi çasti të largosh njerëzit helmues nga Jeta jote

9 Shenja - Erdhi çasti të largosh njerëzit toksik nga Jeta jote
Nga Amy Morin, PhD
  Mund të jetë vjehërra, e cila ankohet pafund; mund të jetë shefi, i cili është përherë një inaçi cinik, apo shoku juaj, një pesimist i thekur; pavarësisht se kush mund të jetë, gjithmonë do keni të bëni me njerëz helmues në jetë, kjo gjë është e pashmangshme.

Nëse nuk bëni kujdes, njerëzit helmues do ndikojnë tek ju në mënyrën se si mendoni, ndiheni dhe silleni. Ata mund t'ju shkaktojnë stres të pavevojshëm dhe shkaktojnë kaos në jetën tuaj që do t'ju përpijë.

Ja 9 shenja që tregojnë se njerëzit helmues po nisin t'ju shterojnë e të marrin më të mirën nga ju.

1. Ju flisni shumë për ta
Duke u shfryrë tek kolegët rreth mënyrës së cinike të sjelles së shefit, kur flisni për njerëzit toksik jo në prani të tyre, kjo u jep atyre më shumë forcë.

2. Humbni karakterin tuaj
Nuk ka rëndësi nëse keni të bëni me një manipulator mjeshtër apo një thashethemexhi të rëndomtë, njerëzit toksik shkaktojnë përzierje emocionesh të forta. Nëse nuk tregoheni të vëmendshëm, stresi dhe frustrimi mund t'ju xhindosë. Kur një njeri toksik merr më të mirën nga ju, mund të ndiheni sikur nuk jeni nën kontroll të emocioneve tuaja.

3. Vetëvlerësimi juaj luhatet
Njerëzit helmues shpesh janë të pasjellshëm, fyes, dhe vërtetë degradues. Ndonjëherë mund të jetë tunduese të mendosh gjëra si "Babai im bën që të ndihem keq për veten tima." Por në fund të fundit, zbrazja e vetes tuaj varet vetëm nga ju dhe nga askush tjetër.

4. Fajësoni ata për sjelljen tuaj
Nëse bini viktimë e manipulimit të njerëzve toksik, mund të fajësoni ata për zgjedhjet që bëni. Duke i fajësuar ata, kjo do të thotë se ky person toksik ka ndikim të madh mbi ju. Pranoni përgjegjësi personale për mënyrën se si e shpenzoni kohën dhe me cilin e shpenzoni.

5. Frikësoheni të shpenzoni kohë me ta
Të ndjerit të frikësuar, kjo do konsumonte shumë kohë dhe energji nga ju. Pavarësisht nëse do shkoni në një festë apo në një takim me një njeri toksik, bëni kujdes që ky person të mos t'ju konsumojë e të prishë ditën tuaj.

6. Degradoni në një nivel me këtë person toksik
Nëse keni filluar të mendoni se "Nëse nuk mund ta mposhtni, atëherë bashkojuni," atëherë po filloni të jetoni në kundërshtim me vlerat tuaja. Kjo gjë nuk do bënte gjë tjetër veçse do shkaktonte më shumë kaos në jetën tuaj.

7. Nuk vendosni kufij të shëndetshëm ndaj jush dhe personit toksik
Taktikat manipulative dhe agresive të këtij personi toksik mund ta bëjnë të vështirë të vendosni kufij të shëndetshëm ndaj jush dhe tij. Mund të merreni në mbrojtje nga guximi i kolegut apo koleges, por pa vendosur kufij të shëndetshëm, do të jetë thuajse e pamundur ta mbroni veten nga kurthi i personit toksik.

8. Ngushëlloheni duke u përshtatur me mekanizma të pashëndetshëm
Duke konsumuar pak më tepër alkool apo ngushëllimi duke ngrënë pak më shumë ushqim, kjo do bënte t'u ndjenit mirë për momentin. Por në terma afatgjatë, këto strategji të pashëndetshme mund t'ju shkaktojnë probleme. Po të adaptoni këto lloj sjelljes, do të thotë që njeriu toksik do ketë fuqi mbi ju në vitet në vazhdim.

9. Marrëdhënja juaj vuan
Duke iu shfryrë fëmijëve, apo duke argumentuar me partneren se jeni të trazuar shpirtërisht për shkak të personit toksik, kjo mund të shkaktonte dëme serioze. Nëse nuk bëni kujdes, një sjellje e pashëndetshme mund të infiltrojë në marrëdhënjen tuaj dhe do t'i shkaktonte probleme serioze marrëdhënejes.

Limitoni infuencën e njerëzve toksik
Nëse njerëzit toksik po marrin më të mirën nga ju, është e rëndësishem të limitoni influencën e tyre. Në disa raste, do të thotë të refuzoni e të shpenzoni kohë duke menduar rreth tyre. Në ato situata që janë vërtetë serioze, do të thotë që ky person toksik duhet eleminuar totalisht nga jeta./PT/
9 Shenja - Erdhi çasti të largosh njerëzit helmues nga Jeta jote 9 Shenja - Erdhi çasti të largosh njerëzit helmues nga Jeta jote Reviewed by Marion Mardodaj on 10/17/2015 12:46:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.