5 Superushqimet që Ripërtërijnë dhe Rikuperojnë Shikimin

 5 Superushqimet që Ripërtërijnë dhe Rikuperojnë Shikimin

E dinit që një dietë e shëndetshme mund të bëjë mrekulli në shikimin tuaj? Gjithsesi, tani e dini! Ja 5 ushqimet që përmirësojnë e rikuperojnë shikimin.

1. Bajamet
Bajamet dhe një sërë arrorrësh të tjerë, janë të pasur me vitaminë E.

Vitamina E mund të ngadalësojë degradimin syve e t'i mbrojë ata nga katarakti.

Një grusht bajame në ditë do prodhonin sasinë e rekomanduar të vitaminës E.

2. Karrotat
Karrotat, portokalli, kungulli, patatet e ëmbëla dhe mango janë ndër ushqimet e provuara që janë të dobishme për shikimin, pasi janë të pasura me një substancë të quajtur luteinë, e cila gjended gjithashtu në të verdhën e vezës dhe në të jeshiltat.

Karrotat përmbajnë gjithashtu beta-karrotenin, të cilën trupi e konverton në vitaminë A.

3. Boronica
Boronica është ushqimi më i mirë që përmirëson e rikuperon shikimin. Kjo për shkak se boronica përmban sasi të mëdha të vitaminave, A, C, E dhe zinkut.

Vitamina A është një antioksidant që parandalon inflamacionin, vitamina C lehtëson presionin e syve, dhe vitamina parandalon formimin e kataraktit. Zingu ndihmon ndaj verbërisë së natës dhe nga degjenerimi makularë.

Agrumet në përgjithësi janë të mira për shikimin, për shkak se përmbajnë sasi të madhe të vitamisë C.

4. Peshku me yndyrë të mirë
Peshqit me yndyrë të mirë, si salmoni, ndikojnë pozitivisht në shikim për shkak se përmbajnë sasi të konsiderueshme të acidit yndyrorë DHA. Këtë lloj substance e përmban vetë retina, e cila mbron degjenerimin makularë.

5. Të jeshiltat
Barërat si spinaqi, brokoli apo lakra jeshile, përmbajnë sasi të konsiderueshme të luteinës dhe zeaksantinës.

Përbërës këto të provuar që reduktojnë rrezikun e sëmundjeve të syve si makula dhe katarakti.
Previous Post Next Post