Loading...

5 Shenja që po jetoni në një Marrëdhënje të Manipuluar

 Sipas manualeve të psikologjisë, "Manipulimi psikologjik është kur një person përdoret nga një tjetër me qëllim për të përfituar. Manipulatori krijon me qëllim një fuqi të pabalancuar, dhe shfrytëzon viktimën që t'i shërbejë axhendës së tij.

5 Shenja - po jetoni në një Marrëdhënje të Manipuluar

Shpesh manipulatorët e kanë perfeksionuar aq shumë zanatin e tyre, sa që viktimat as që e vënë re egoizmin e tyre. Manipulatorët dinak zakonisht kanë këto karakteristike bazë: dinë se si të nxjerrin në pah pikat tuaja të dobta, dhe i përdorin këto dobësi në dobi të tyre; ju nxisin që të dilni nga vetja juaj për të përmbushur nevojat egoiste të tyre, dhe së fundi, nuk do ndalojnë kurrë së sjelluri në mënyrë maniake derisa të jeni ju që të flisni e t'i jepni fund gjithçkaje.

Nëse jeni në një marrëdhëje manipulative, këto shenja mund të mos shfaqen përherë. Por sidoqoftë, është e rëndësishme të kuptoni këto sjellje helmuese, në mënyrë që të përballeni me personin dhe t'i jepni fund shfrytëzimit.

Ja 5 shenja të sigurta manipulimi në një marrëdhënje:

1. Nëse jeni manipuluar, ka të ngjarë që në të shumtën e kohës të ndiheni në faj 
Manipulatorët parapëlqejnë t'ua  lënë fajin të tjerëve, dhe kështu që nuk marrim përgjegjësi për zgjedhjet e tyre. Nuk do ndiheni kurrë mjaftueshëm mirë në një marrëdhënje maniluluese, sepse personi tjetër dëshiron të futet poshtë lëkurës suaj dhe të nxjerrë në pah të metat tuaja.

Do t'ju bëjë të ndiheni keq për çdo gjë, qoftë edhe për çfarë keni bërë për drekë, se përse keni ardhur në shtëpi pak vonë sot, përse keni harruar të pastroni tavolinën; nuk do ju lërë asnjë minut rehat.

2. Janë thellësisht të pasigurtë
Nuk do ngurojnë që t'i hedhin tek ju pasiguritë e tyre, sepse duan që t'ju vijë keq për ta. E përdorin këtë lojë me mendjen me qëllim që të kontrollojnë jetën tuaj, në mënyrë që të keni fare pak hapësirë për të marrë vendimet tuaja personale. Jeni, apo keni qenë në një marrëdhënje ku nuk mund të keni një shok apo shoqe, për shkak se partneri bëhet menjëherë xheloz? Kjo është një shenjë e sigurtë që po manipuloheni, kështu që vëreni me vëmendje për një sjellje të tillë në marrëdhënjet e ardhshme.

Thjeshtë për faktin se janë xheloz kur keni një shok apo shoqe, kjo nuk do të thotë se ata kanë të drejtën të vendosin se me kë duhet të dilni. Ata duhet të mbajnë përgjegjësi për mëynrën se si ndihen, dhe ju duhet t'u thoni se nuk mund të manipuloheni duke lejuar pasiguritë e tij apo saj të shkatërrojë tërë marrëdhënjen.

3. Ai apo ajo përherë do nxjerrë në pah dobësitë tuaja
Një manipulator do kapë me shpejtësi gabimet apo mangësitë tuaja si një mënyrë për t'ju bërë të ndiheni të dobët. Nëse ju keni më të fuqishëm se ta, do të ndihen të kërcënuar dhe nuk mund t'ju manipulojnë. Nuk duan që të keni besim në vetvete, sepse kjo i bën ata të kenë vlerësim të dobët për veten e tyre. E tërë ekzistenca e tyre bazohet në thithjen e energjive nga të tjerët që të mbijetojnë.

Do ju bëjnë të besoni se po ju ndihmojnë të bëheni një person më i/e mirë, kështu që nxjerrin në pah të metat tuaja dhe ju thonë se po ju ndihmojnë që t'i përmirësoni. Sidoqoftë, atyre as që ju bëhet vonë t'ju ndihmojnë; thjeshtë duan të ndihmojnë vetveten duke ju bërë të keni besim tek to, kështu që ata bëjnë më shumë njerëz në anën e tyre. Duke pasur më shumë njerëz që u besojnë dhe në anën e tyre, kjo ua zmadhon egon dhe i bën të ndihen të dobishëm. Kini përherë parasyshë që një person që ju shqyen duke ju nxerrë në pah të metat dhe ju thotë se ju do të mirën, ka vetëm një qëllim, që nuk lidhet me të ndihmuarit.

4. Manipulatori ju fajëson përherë për mënyrën se si ndihet
Ndërsa jeni të manipuluar, mund të vini re që partneri asnjëherë nuk merr përgjegjësitë e ndjenjave të veta; përherë do ju fajësojnë për emocionet e tij apo saj. Do ju fajësojnë kur ndihen të mërzitur, inatosur, nën depresion, të padobishëm, apo çdolloj emocioni tjetër negativ. Sidoqoftë, ata nuk do lejojnë që ju të kuptoni se po e bëni të lumtur, sepse parapëlqejnë të mendojnë se janë vetëm ata që ju bëjnë ju të lumtur, dhe jo e kundërta.

Një shenjë e sigurtë e një marrëdhënjeje të manipuluar është një partner që nuk merr asnjëherë pronësinë e emocioneve të veta, dhe do ju bëjë përherë të ndiheni sikur keni bërë diçka gabim.

5. Duhet përherë të hiqni dorë nga dëshirat tuaja për t'i bërë qejfin atij apo asaj
Mbani parasyshë që manipulatorëve nuk u bëhet vonë se çfarë ju dëshironi; ata vetëm duan t'ju përdorin për përfitimin e tyre personal, dhe nuk kanë dëshirë t'ju pyesin çfarë dëshironi. Nëse vazhdojnë t'ju përdorin për përfitimet e veta, do vazhdojnë ta bëjnë një gjë të tillë, derisa t'ju dërrmojnë plotësisht. Zakonisht dy persona bëjnë kompromise në një marrëdhënje, në mënyrë që secili të marrë atë që dëshiron në mënyrë të barabartë. Por nëse ju duhet të hiqni dorë vazhdimisht nga dëshirat tuaja, të jeni të sigurtë që jeni të manipuluar, po jetoni në një marrëdhënje të manipuluar.
5 Shenja që po jetoni në një Marrëdhënje të Manipuluar 5 Shenja që po jetoni në një Marrëdhënje të Manipuluar Reviewed by Marion Mardodaj on 10/20/2015 12:41:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.