5 Letra demaskuese të shkruara nga njerëz të famshëm

Përgjatë historisë, njerëz të shquar u kanë shkruar një sërë letrash njerëzve të ndryshëm. Korrespondencat e tyre shërbejnë si një pasqyrë e vërtetë për pesonalitetin dhe dëshirat e tyre, dhe ndonjëherë, ata shprehin padashur ndjenja të ndryshme. Ja disa nga letrat e shkruara nga njerëz të famshëm që tregojnë anën e fshehtë të tyre.

1. Mbretëresha Viktoria dhe Xhon Braun


Mbretëresha Viktoria dhe Xhon Braun

Mbretëresha e Anglisë, Viktoria, është një ndër monarkët më të dashur në historinë e Britanisë. Në kohën e saj Anglia u bë një ndër perandoritë më të mëdha të të gjitha kohërave, dhe punoi shumë për të përmirësuar shtetin e Britanisë. Megjithëse era viktoriane konsiderohej si një periudhë e rreptë, shumë personazhe të kohës u angazhonin në marrëdhënje seksuale të ndaluara. Për shkak të pozicionit të saj, Viktoria duhet të ishte e përmbajtur dhe e pastër. Sidoqoftë, jeta e saj private duket se është interesante kur bëhet fjalë për dashurinë dhe të dashurit.

Sot, shumë historianë kanë gjetur se Viktoria ka pasur një marrëdhënje dashurie me Xhon Broun, një shërbëtorë malësorë intrigues. Megjithëse shumë njerëz e dinin se ajo kishte një marrëdhënje të ngushtë me Braunin, natyra e saktë e kësaj dinamike është akoma objekt debati. Një letër e shkruar nga Viktoria duket se provon që ajo dhe Braun kanë pasur një marrëdhënje romantike. Letra është e paqartë, por që tregonte qartë se Viktoria e dashuronte Braunin. Në letër, ajo përshkruan cilësitë e Braun: Ndoshta asnjëherë në histori nuk ka ekzistuar një dashuri kaq e fortë, kaq e ngrohtë, mes një sovrani dhe shërbëtorit të saj..."

Viktoria ishte një grua që tregonte fare pak ndjenja në sytë e të tjerëve, por ndaj Braunit, ajo sillet ndryshe. Personi tjetër ndaj të cilit Viktoria ishte kaq emocionale, ishte burri i saj, princi Albert. Megjithatë, letra e Viktorias tregonte që, edhe më fisniku ndër ne, ka nevojë e dëshiron marrëdhënje.

2 Zhakueline Kenedi, Jozef Leonardit


2 Zhakueline Kenedi babait, Jozef Leonard

Në vitin 1950, Zhakuelin Kenedi (Bouvier) ishte në një udhëtim për në Irlandë kur u takua me Jozef Leonard. Atëher Zhakuelina ishte vetëm 21 vjeçare, dhe leonard 73 vjeç. Ata shumë shpejt u bënë miq të ngushtë, dhe Zhakuelina shumë shpejt nisi t'i shkruaj letra atij. Shkëmbimet e letrave mes tyre zgjatën për 14 vjet, deri në vrasjen e Xhon Kenedit. Megjithëse Zhakuelina e takoi Leonardin vetëm dy herë në jetën e saj, letrat e saj shprehnin një nivel të lartë besimi ndaj tij.

Letrat e saj ishin shumë të çitërta; për një grua me një jetë publike, janë shumë zbuluese. Në një letër, pasi Kenedi u vra, ajo shkruan: "Jam kaq shumë e hidhëruar me Zotin". Më pas ajo përpiqet ta racionalizojë të shkruarit: "Mendoj se Zoti  e mori Xhonin për t'i treguar botës se sa të humbur jemi pa të, por kjo është një mënyrë e çuditshme e të menduarit për mua - dhe Zoti duhet të bëjë disa shpjegime, nëse do arrij ta shoh." Ndërsa Xhoni ishte akoma gjallë, ajo shkruan për shqetësimet që kishte për tradhëtitë e Kenedit dhe se e etiketonte me babain e tij, i cili ishte një feminist i njohur. Ajo shkruan se "Kenedit i pëlqen gjuetia dhe është i mërzitur me zaptimet - sapo martohen ka nevojë për prova që është akoma joshës, kështu që flirton me femra të tjera dhe më ka zët"

Në një tjetër letër, Xhakuelina thotë opinionin e saj për mamanë e Kenedit, Rozën: "Nuk mendoj se mamaja e Xhonit është kaq e shkëlqyer." Më pas ajo e kupton vulnerabilitetin e saj dhe shkruan një letër se si Leonardi ka ndikuar në mendësinë e saj, duke thënë:

"Duket se ju dini çdo gjë rreth meje, ke lexuar, mësuar dhe mund të zgjedhësh gjërat më të dashura nga mua. A të jep kjo një sens fuqie, kur mendon se je duke modeluar mendjen dhe shijen e dikujt? Shpresoj se po, dhe sigurisht që ansjëri nuk ka patur në dispozicion këtë fuqi, për ta vënë në punë."

3. Tomas Xhefersoni mbi besimin fetarë



Është e ditur tashmë se Xhefersoni nuk ishte një kristjan i devotshëm. Ishte skeptik, i cili analizonte Biblën dhe një sërë tekstesh të tjera, duke kërkaur për pyetje rreth universit. Ndërsa ai dyshonte shumë për çfarë ishte shkruar në Bibël, kryesisht tek mrekullitë e Jezusit, ai analizoi më shumë tekste historike dhe gjithashtu filozofinë e Jezu Krishtit.

Në 1978, Xhefersoni i shkraun një letër nipit të tij, Piter Ker, ku shqartonte edukimin dhe anët negative dhe pozitive të asaj çfarë duhet mësuar. Pjesa më interesante në shkrimet e Xhefersonit ishte ajo se si duhet të mësohet, ku ai i thotë nipit të tij:"...shkundu nga të gjitha frikërat dhe paragjykimet serviliste, në të cilat përulen të gjitha mendjet e dobëta." Me fjalë të tjera, Ker nuk duhet të ketë frikë të vërë në pikëpyetje çfarë është shkruar në Bibël. Xheferson shkruan gjithashtu se të vesh në pikëpyetje ekzistencën e Zotit, është gjë e mirë. "Vërë në pikëpyetje të madhe, madje edhe ekzistencën e vetë Zotit; sepse nëse do të ekzistonte një Zot, do ta vërtetonte me nderimin e arsyes, jo me anë të frikës së verbërisë.

Xhefersoni besonte se një burrë i iluminuar në epokën e Iluminizmit, nuk duhet të frenohet nga religjioni. Ai besonte se religjioni është një mjet për të mbajtur të nënshtruar injorantët dhe njerëzit jo inteligjent. Ndërsa shumë të tjerë e ngrenë lart themeluesin e SHBA-ve, si njeriun e Zotit, ndërsa nga ana tjetër, të dhënat tregojnë se ai nuk i besonte një gjëje të tillë.

4. Franc Kafka, letra dashurie


Franc Kafka, letra dashurie

Franc Kafka, një tjetër shkrimtarë i shekullit XX, është i njohur për librat e tij ku përfshihen situata konfuze dhe të pamundura. Megjithëse Kafka jetojë një jetë relativisht të thjeshtë (punonte për një kompani sigurimesh), kur u shkruante mendimet e tij më të thella të dashurave të ndryshme, tingëllonin kumbuese dhe të veçanta. Ai kishte disa të dashura gjatë jetës së tij, dhe shumë nga korrespondenca e tij është ruajtur. Letrat personale të Kafkës tregojnë mendimet më të thella të një njeriu shumë të çuditshëm.

Në një set letrash, Kafka i zbulon dobësitë të fejuarës së tij, Felise Bauer. Kafka thotë: "Jam personi më i dobët që njoh." Në një tjetër, ai thotë: "Më duhet të fle vetëm. Nuk mund të jetoj me njerëz." Kafka përshkruan mënyrën ideale të të jetuarit sipas tij, "mënyra më e mirë e jetesës për mua, është të qëndroj në një dhomë të mbyllur, me mjetet e mia të të shkruarit dhe një llampë." Bauer kishte një set dhëmbësh të florinjta, që e bënë Kafkën të shkruante: "Shkëlqimi djallëzorë më frikësojë shumë herën e parë, saqë më duhej të ulja sytë." Ai deklaron gjithashtu se ndjehu një mospëlqim ndaj Felise në një vallëzim kur ajo ulte sytë poshtë, ose kur ajo prekte me dorën e saj flokët apo hundën e saj.

Në një letër drejtuar Milena Jashenkës, një tjetër të dashure, Kafka nxjerr në pah shqetësimin e tij në atë se si kishte nënshkruar emrin e tij. Në fillim nënshkroi emrin Franc, më pas shkruan "gabim". Më pas nënshkruan "F", më tej sërish "gabim". Më pas shkruan "i yti", sërish shkruan "gabim". Dhe pastaj shkruan, "asgjë tjetër, qetësi, pyll i thellë."

5. Ernest Heminguei, Marlene Dietrisit


Ernest Heminguei, Marlene Dietrisit

Ernest Heminguei ishte ndër shkrimtarët më të mëdhenj të shekullit XX. Marlene Dietris ishte një ndër aktoret më të famshme në perjudhën e artë të Hollivudit. Kohët e fundit, një letër e Hemingueit drejtuar Dietris, është ekspozuar në një ankand. Letra përshkruhet si e dykuptimtë dhe me doza flirti; përmban akte seksuale të Brodueit nga vetë imagjinata e Hemingueit. Heminguei e shkrojti letrën në vitin 1955, 20 vjet pasi takoi për herë të parë Dietrisën në një lundrim të përbashkët në vitin 1934. Marrëdhënja e tyre zgjati deri në vetëvrasjen tragjike të Hemingueit në vitin 1961.

Letra fillon me "E dashura ime Kraut." (Dietris ishte gjermane, "Kraut" një lloj ushqimi gjerman"). Më pas përmend aktin e Brodueit, që fillon me Dietris, "shkumëzuar në gojë", dhe më pas thotë se të dy, do të arratisen në Skenën e Abordit tek "Lakme" (Një opera franceze). Në një pikë, ai përmend madje edhe "një balenë gjigande prej gome."
Previous Post Next Post