Loading...

35 kg kanabis sekuestrohen në Durrës, 4 persona në pranga

35 kg kanabis sekuestrohen në Durrës, 4 persona në pranga
  Policia e Durrësit ka finalizuar me sukses operacionin antidrogë të koduar ‘Stafeta’ dhe ka arrestuar 4 persona. Sipas policisë së qytetit  bregdetar, në pranga kanë rënë shtetasit Sajmir Koçi, 26 vjeç, nga Durrësi, Arben Ziri, 38, vjeç; Blerim Çela, 30 vjeç dhe Altin Çangu, 37 vjeç nga Kruja.

Ndalimi i tyre është bërë në vendin e quajtur “Ura e Gjoles”, në Fushë-Krujë, kur gjatë kontrollit të mjetit tip “Renault Clio” me targë “TR 1658 H”, ku udhëtonin shtetasit Blerim Çela dhe Sajmir Koçi, u gjetën 35 kg lëndë narkotike tip kanabis.

Ndërkohë, dy të arrestuarit e tjerë, Arben Ziri dhe Altin Çangu, po i shoqëronin me një automjet tjetër, tip “Peugeot”, me targë italiane “DJ 786 ËA”.
35 kg kanabis sekuestrohen në Durrës, 4 persona në pranga 35 kg kanabis sekuestrohen në Durrës, 4 persona në pranga Reviewed by Marion Mardodaj on 10/06/2015 07:24:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.