3 Gjëra të Çuditshme të trurit dhe koshiencës

Truri i njeriut është shumë i mistershëm. Megjithëse mund të mendojnë se e njohim trurin tonë, shkenca ka provuar herë pas here se gjëja më e paeksploruar e universit gjendet në brendi kokës sonë.


1. Truri mund të përjetojë, të shohë lëvizjen e plumbave


Përpara se Matrix të bëhej i njohur kryesisht për skenat e pabesueshme, fragmenti më famoz në film është kur Neo përjeton momentin e plumbave (siç tregohet në video). Në rast se nuk e keni parë, koha e plimbave përfshin një ngadalësim të botës deri në atë nivel sa mund të shohësh plumbat tek lëvizin në ajër. Kjo nuk është fantazi, por është diçka që praktikisht mund ta përjetoni.

Një ditë të disa viteve më parë, Simon Baker po shkonte në dush dhe kishte një dhimbje turrullosëse koke. Ndërsa nisi të qëndronte nën ujin e dushit, dhimbja e kokës nisi t'i pushojë. Në mënyrë të menjëhershme, atij ju dukën pikat e ujit sikur kishin ngrirë. Sipas Baker, ishte sikur pikat e ujit ishin varur në ajër. Ai madje mund të shihte qartë se si ajri ia shtrembëronte formën teksa binin pa pushim në tokë. Sipas Baker, koha kishte ndaluar.

Më vënë doli në pah që Baker vuante nga një aneurizëm (zgjerim i ertjeries). Për disa arsye që nuk mund të kuptohen tërësisht, kjo bëri që ai të humbiste tërësisht perceptimin e kohës. Megjithëse ky është vetëm një episod, në të kaluarën janë raportuar me dhjetëra histori të ngjashme. Ata që vuajnë nga epilepsia dhe nga ataku flasin për një shtrembërim të ekzagjeruar të kohës. Një japonez raporton se ka parë kohën të lëvizte normalisht por përjetojë një ngadalësim të tingujve. Kur njerëzit i flisnin, për të ishte sikur po shikonte një filëm me lëvizje të ngadalëta.

Askush nuk është plotësisht i sigurtë se çfarë e shkakton një përvojë të tillë, megjithëse janë propozur një sërë teorishë. Ajo çfarë gjithë dimë është se ka të ngjarë që një ditë të shohim plumba tek fluturojnë.

2. Elektrizimi i trurit mund t'ju bëjë më të zgjuar dhe të lumtur


Keni probleme me përqendrimin? Jeni të depresuonuar, nën ankth, apo thjeshtë të lodhur gjatë gjithë kohës? Nëse po, atëherë shkenca ka gjetur një zgjidhje për këtë. Sipas një grupi të vogël neuroshkencëtarësh vokal, mënyra më e shpejtë për të përmirësuar jetën është elektrizimi i trurit.

Ideja e vendosjes së elektrodave pranë kafkës mbase mund të bëjë që shumë njerëz të mendojnë skenën e filmit One Flew, siç shihet në vieo. Por elektrifikimi ndërkafkorë është krejtësisht ndryshe nga terapia me elektroda. Përdor rrymë elektrike shumë të ulët, rreth 0.003 volt, ndërsa terapia elektrodave rreth 0.8 volt. Dhe këtë gjë mund ta bëni në shtëpi.

Kompanitë botërore kanë nisur garën e krijimit të pajisjeve për të elektrizuar trurin në kushtet e shtëpisë. Në fakt këto pajise kanë filluar të ndërtohen me mjete jo profesionale nga njerëz të ndryshëm për qëllime përfitimi. Kështu që falë pajisjeve e teknologjisë, është shumë e thjeshtë të ndërtoni një pajisje të tillë në shtëpi, e cila mund t'ua plaste trurin.

Asnjëri nuk do t'ua sugjeronte ta bënit një gjë të tillë. Mos përdorni mjete komerciale për këtë qëllim! Kjo nuk është diçka që mund ta provojë gjithkush.

Në Britani, janë bërë dy eksperimente për të parë nëse efektet e elektrifikimit të trurit mbi depreisonin; në ushtrinë amerikane gjithashtu janë bërë eksperimente nëse kjo do të ndihmonte në përqendrim në luftë. Siç duket, nuk do jetë e largët ajo kohë kur depresioni dhe mërzia do ta humbasin konceptin e tyre të vërtetë që njohim sot si terma.

3. Filmat ndikojnë në mënyrën se si e përjetojmë humbjen e kujtesës (amnezinë)

Filmat ndikojnë në mënyrën se si e përjetojmë humbjen e kujtesës (amnezinë)

Imagjinoni të jeni pjesë e një aksidenti kaq tragjik, sa që të përfshiheni nga amnezia. Sa herë që shkoni në shtrat, keni harruar gjithçka çfarë ka ndodhur atë ditë - sië i ndodhi Drew Barrymor-it tek filmi "50 First Dates". Kjo mund të duket e pabesueshme, por i ka ndodhur edhe një gruaje në jetën reale, e cila pa filmin

Nuk ekziston arsye fiziologjike se përse një aksident rrugorë do të shkaktonte një amnezi të tillë. Mund të jetë një marifet i Hollivudit i pa bazuar në shkencë, po të kemi parasyshë filmin. Edhe kjo grua vuajti nga të njëjtat simptoma. Në vend që ta merrnin si një fantazi e ta harronin filmin, për shkak se ishte një fanse e zjarrtë e filmit, studiuesit arrritën në një konkluzion të çuditshëm. Paraqitja e manipuluar false e amnezisë në film bëri që kjo grua t'i përjetonte në jetën reale.

Amnezia e saj u quajt disociuese (ndarëse), një diagnozë shumë kontraverse për shkak se shumë shkencëtarë nuk besojnë se është e vërtetë. Amnesia disociative reagon ndaj traumave psikologjikisht në një mënyrë që ne duhet të besojmë se duhet të reagojmë. Kriteri kulturorë i kësaj gruaje ishte filmi 50 First Dates (50 Lidhjet e Para), dhe ky film ia diktonte asaj se si do përjetonte gjërat në jetën reale.

Kjo nuk është e vetmja mënyrë që mund të përjetohet amnesia. Në vitin 2014, një gura përjetojë një orgazëm aq të fortë, sa që e humbi kujtesën për 24 orë rresht.
Previous Post Next Post