Loading...

Zvicra do ua rikthejë popujve thesaret e vjedhura nga diktatorët

Zvicra do ua rikthejë popujve thesaret e vjedhura nga diktatorët
 Muamar Gadafi, Mobutu Sese Seko, Jean Claude Duvalier, Ferdinando Marcos nuk kanë të përbashkët vetëm faktin që ishin mes diktatorëve më të dhunshëm në histori. Ata gjithashtu kanë pasur llogari bankare në Zvicër, llogari të mbushura nga paratë e vjedhura të popujve të tyre.

Një njollë që Zvicra e mban prej dekadash, por që mund të shlyhet nga ligji më i ri në këtë vend, që i jep më shumë fuqi qeverisë që të lirojë dhe konfiskojë llogaritë e politikanëve problematikë dhe kthimin e pasurisë së diktatorëve tek shtetet e origjinës.

Ministria zvicerane e Drejtësisë thotë se në bankat e federatës janë rreth 5 miliardë franga zvicerane që i përkasin politikanëve që kanë pasur probleme ose pasardhësve të tyre të drejtpërdrejtë. Një shifër e vogël, nëse marrim parasysh se bankat zvicerane strehojnë rreth 2400 miliardë, por sidoqoftë përbën një dëm të madh të imazhit të vendit.

Ligji i ri e vendos tashmë Zvicrën në pararojë të luftës kundër parave të pista. Një prej ndryshimeve kryesore është neni që thotë se në rast parash që dyshohet se vijnë nga krime, nuk i takon më autoriteteve zvicerane të vërtetojnë këtë, por zotëruesve të tyre të vërtetojë të kundërtën. Qeveria kështu e ka shumë më të lehtë të bllokojë dhe sekuestrojë llogaritë e dyshimta.

Lista e personazheve të diskutueshme që kanë të bëjnë me bankat zvicerane, veç atyre që u përmendën, përfshin ish-liderin tunizian Ben Ali, ish-presidentin e Egjiptit Hosni Mubarak, kryeministrin indonezian Naxhib Razak madje edhe vajzën e kryeministrit uzbek.

Pavarësisht këtij ligji radikal, ekspertë të shumtë thonë se Zvicra ka ende punë për të bërë, pasi edhe ky ligj i ri nuk frenon fluksin e madh të parave që hyjnë në bankat zvicerane, të cilat shpesh pranohen pa pyetje të tepërta./Nacional/
Zvicra do ua rikthejë popujve thesaret e vjedhura nga diktatorët Zvicra do ua rikthejë popujve thesaret e vjedhura nga diktatorët Reviewed by Marion Mardodaj on 9/29/2015 07:33:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.