Loading...

Veliaj i dhuron Çelësin e Tiranës Presidentes Atifete Jahjaga

Veliaj i dhuron Çelësin e Tiranës Presidentes Atifete Jahjaga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, priti pasditen e sotme Presidenten e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, të cilës i dorëzoi “Çelësin e Qytetit”.

Në takim, biseda mes kryebashkiakut Veliaj dhe presidentes Jahjaga u fokusua në krijimin e kushteve për forcimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Tiranës.

Kryebashkiaku Veliaj e siguroi Presidenten Jahjaga për angazhimin e Bashkisë së Tiranës për shtimin e marrëdhënieve me Bashkinë e Prishtinës dhe theksoi se një nga fushat ku mund të bëhet më shumë është shkëmbimi eksperiencave midis të rinjve.Veliaj-Jahjaga Foto Agim Dobi (3)

Ndërsa falënderoi kryetarin e Bashkisë së Tiranës për mikpritjen, Presidentja e Republikës së Kosovës u shpreh se marrëdhëniet mes Tiranës dhe Prishtinës duhet të fokusohen edhe në zhvillimin e projekteve të përbashkëta në funksion të zhvillimit të qyteteve.

Në fokus të takimit ishte edhe bashkëpunimi për krijimin e mundësive për parketimin e produkteve turistike mes dy vendeve, si një mënyrë për të rritur numrin e turistëve.

Pjesë e delegacionit nga Kosova ishin edhe ministra të Qeverisë dhe zyrtarë të Presidencës.

Veliaj-Jahjaga Foto Agim Dobi (4)Gjithashtu, në takim ishin të pranishëm nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës, Brunilda Paskali, kryetari i Këshillit Bashkiak, Aldrin Dalipi dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak, Shezai Rrokaj dhe Klodeta Dibra, si dhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi.
Veliaj i dhuron Çelësin e Tiranës Presidentes Atifete Jahjaga Veliaj i dhuron Çelësin e Tiranës Presidentes Atifete Jahjaga Reviewed by Marion Mardodaj on 9/10/2015 11:04:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.