Loading...

Tre vite burgim për cilindo që s'deklaron punonjësit apo s'është i rregjistruar në tatimore

Tre vite burgim për cilindo që s'deklaron punonjësit apo s'është i rregjistruar në tatimore

Ndryshimet e propozuara nga qeveria në Kodin Penal për të gjitha bizneset që nuk deklarojnë punonjësit apo ato që ushtrojnë aktivitete të paregjistruara në organet tatimore parashikojnë dënim deri në 3 vite burg.

Drafti i hartuar në kuadër të operacionit kundër informalitetit ka mbërritur për diskutim në komisionet parlamentare të Kuvendit.

Neni 13 parashikon shtimin e një dispozite të veçantë (neni 180/a), sipas të cilit, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paligjshëm, ushtrimi i një aktiviteti tregtar të paregjistruar në organet tatimore, mosdeklarimi i të punësuarve apo moslëshimi i kuponit tatimor, përbën vepër penale dhe dënohet deri në tre vjet burgim.

Nenet 14 dhe 16, synojnë ashpërsimin e masave për veprat penale në lidhje me taksat dhe tatimet, të parashikuara në nenet 180, paragrafi i parë, 182 dhe 182/a, paragrafi i parë, duke hequr dënimin me gjobë.
Neni 15 parashikon ndryshimin e nenit 181/a që sanksionon veprën penale të moskryerjes së detyrave nga organet tatimore, përmes moskryerjes së detyrave që lidhen me vjeljen, brenda afatit të caktuar ligjor, të taksave dhe tatimeve nga punonjësit e organeve tatimore dhe personat e tjerë zyrtarë qe janë ngarkuar me këto detyra, kur bëhet për fajin e tyre, vepër kjo që dënohet me burgim deri në shtatë vjet.

Nenet 17 dhe 18 të projektligjit, parashikojnë amendim të dy dispozitave të kreut VIII, “Krime kundër autoritetit të shtetit”, seksioni III, “Vepra penale kundër rendit dhe sigurisë publike”, si më poshtë vijon:

Neni 17 parashikon që pas nenit 284/ç të shtohet neni 284/d, i cili sanksionon veprën penale të prodhimit dhe tregtimit të barnave dhe pajisjeve mjekësore të rrezikshme për jetën dhe shëndetin, vepër kjo e kryer përmes prodhimit, mbajtjes për qëllime tregtimi, shitjes apo ofrimit për shitje, furnizimit, shpërndarjes, eksportimit, importimit të barnave, substancave aktive apo lëndëve ndihmëse për prodhimin e tyre si dhe produkteve e pajisjeve mjekësore, aksesorëve, pjesëve përbërëse apo materialeve të tyre, të falsifikuara apo të dëmshme për jetën apo shëndetin, vepër kjo për të cilën parashikohet dënim me burgim nga 6 muaj deri në pesë vjet.

Si rrethanë cilësuese është parashikuar që po kjo vepër, kur kryhet gjatë ushtrimit të një veprimtarie profesionale, nëpërmjet internetit, në bashkëpunim apo me shumë se një here, dënohet më burgim nga tre deri në shtatë vjet. Kur ka sjellë pasoja të rënda për jetën apo shëndetin dënohet me burgim deri në dhjetë vjet.

Neni 18 parashikon që pas nenit 288/a të shtohet neni 288/b, i cili sanksionon veprën penale të tregtimit dhe hedhjes për konsum të lëndëve djegëse në kundërshtim me standardet ligjore të cilësisë, vepër kjo e kryer përmes falsifikimit, tregtimit ose hedhjes për konsum të nënprodukteve të falsifikuara të naftës, që përdoren si lëndë djegëse, siç parashikohet në legjislacionin në fuqi për përpunimin, transportimin dhe
tregtimin e naftës dhe nënprodukteve të saj, dhe për të cilën parashikohet dënim me burgim deri në pesë vjet.

Si rrethanë cilësuese është parashikuar që po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim, me shumë se një herë ose ka sjellë pasoja të rënda materiale për shëndetin apo ka prishur ekosistemin, dënohet me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.
Tre vite burgim për cilindo që s'deklaron punonjësit apo s'është i rregjistruar në tatimore Tre vite burgim për cilindo që s'deklaron punonjësit apo s'është i rregjistruar në tatimore Reviewed by Marion Mardodaj on 9/10/2015 10:32:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.