Tiranë - Pedagogu i Inxhinierisë rreh studentet se i kërkuan llogari për notat

Tiranë - Pedagogu i Inxhinierisë rreh studentet se i kërkuan llogari për notat

 Një pedagog 76-vjeçar në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit akuzohet se ka rrahur dy studente të tijat.

Kjo ka qenë arsyeja se përse policia ka nisur edhe procedim penal në gjendje të lirë për pedagogun me iniciale K.G, shkruan Albeu.

Policia ka sqaruar se pedagogu në fjalë dyshohet se i ka rrahur dy studente të tij, përkatësisht 22 dhe 24 vjeç paraditen e datës 16 shtator.

Bëhet me dije se njëra studente kishte marrë 6 dhe tjetra 4.

Kjo që kishte marrë notë jokaluese ishte kapur me kopje dhe ka patur pakënaqësi për notën e dhënë.
Previous Post Next Post