Shqiptarët përkrahin fuqishëm kanditaturën e Hilary Clinton për Presidente

Shqiptarët në SHBA përkrahin fuqishëm kanditaturën e Hillary Clinton
Hilari me shqiptarë të SHBA-së

 Ish-Sekretarja amerikane e Shtetit Hillary Clinton e cila është kandidatura e serioze për zgjedhjet presidenciale 2016, është duke zhvilluar një fushat të “fort”, për ngritjen e fondeve – fundraisers.

Clinton shfaqet dy herë në këtë fushat në mesin e përkrahjes së shqiptarëve të Amerikës.

Ditë më parë në “Shtëpinë e Bardhë” në Staten Island, shtëpinë e zotit Sal Rusit, biznesmenit dhe aktivistit të njohur shqiptaro-amerikan, ka qenë financieri i dalluar shqiptar Richard Lukaj, i cili së bashku me një grup shqiptarësh, grumbulluan fonde për fushatën e Hillary Clinton.

Hillary Clinton – në këtë mbrëmje, ku bileta kushtonte 2700 dollarë mbajti edhe një fjalim elektoral në njërin prej mjediseve të shtëpisë romantike, njofton korrespodenti i agjencisë së lajmeve INA.

Klinton, u zotua se puna e nisur prej saj dhe Presidentit Clinton, nuk është përfunduar në Ballkan – dhe se ajo do të punojë për të çuar më përpara arritjet e deritanishme – në këtë rajon i cili ka kaluar luftëra të mëdha.

Në këtë takim ku morën pjesë edhe veprimtar të tjerë, përfshirë edhe familjen Lukaj, bashkëshortja e tij me fëmijët e tyre, ai tha se kjo ishte nata surprizë:

“Përveç Hillary-t, papritur në mesin tonë në kishim edhe Presidentin Bill Clinton, Senatorin Blumenthal dhe Comgressmanin Himes. Të gjithë ne si shqiptar  ishim shumë krenar, që u blodhëm në këtë mbrëmje për ta ndihmuar kandidaten e demokratëve Hillary Clinton”, tha Lukaj.
Previous Post Next Post