Shqipëria notë verbale për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, firmoset nga 43 vende anëtare

Shqipëria notë verbale për anëtarësimin e Kosovës në UNESCO, firmoset nga 43 vende anëtare

Shqipëria ka paraqitur një Notë Verbale të mbështetur nga 43 vende anëtare, që të merret në shqyrtim kërkesa zyrtare e Prishtinës për t’u bërë pjesë e organizatës. Cështja është futur në rendin e ditës së mbledhjes së Këshillit Ekzekutiv

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Edukimin, Shkencën dhe Kulturën, UNESCO pritet të marrë në shqyrtim kërkesën për anëtarësimin e Kosovës. Ka qenë Shqipëria, e cila me një Notë verbale, të firmosur edhe nga 43 vende të tjera anëtarë ka kërkuar marrjen në shqyrtim të kërkesës zyrtare të bërë më herët nga Prishtina. Tashmë cështja do të trajtohet në Këshillin Ekzekutiv të UNESCO-s, i cili e ka bërë atë pjesë të rendit të vetë të ditës.

Këshilli do të votojë në muajin tetor (20-22 tetor) një projekt-rezolutë të paraqitur nga Shqipëria për anëtarësimin e Kosovës. Projekt-rezoluta është bashkë-sponsorizuar deri më tani nga të paktën 17 vende dhe është e hapur për të marrë mbështetje të mëtejshme deri në nisjen e punimeve të sesionit të Këshillit. Në këtë forum vendimi merret me votim të thjeshtë. Nga 58 anëtarë të Këshillit, 32 janë përfaqësues të vendeve që e kanë njohur deri më tani zyrtarisht Kosovën.

Por, nëse do të votohet në favor në Këshill, pjesa më e vështirë mbetet Konferenca e Përgjithshme e UNESCO-s e cila do të mblidhet nga 3-18 nëntor të këtij viti. Këtu vendimet merren me 2/3 e votave pro dhe kundër. Duke qenë se abstenimet nuk llogariten, për Kosovën është e rëndësishme të reduktohet në maksimum numri i vendeve që mund të kundërshtonin pranimin e saj. Beteja pritet të lehtë jo fort e lehtë, përsa kohë, për ta penguar Kosovën do të angazhohet edhe Serbia, autoritet e së cilës e kanë bërë të qartë mëse një herë se do të bëjnë gjithshka në këtë drejtim.
Previous Post Next Post