Shqipëria merr Presidencën e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Europiane të Zyrtarëve Zgjedhore


Shqipëria merr Presidencën e Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Europiane të Zyrtarëve Zgjedhore
Kryetarja e KQZ-së, Lefterije Luzi u zgjodh Presidente e ACEEEO-s. Kryetares së KQZ-së i’u kalua presidenca përmes një ceremonie zyrtare gjatë‎ punimeve të Konferencës së 24-t vjetore të Asamblesë së Përgjithshme të Shoqatës Europiane të Zyrtarëve Zgjedhore (ACEEEO), që po zhvillohet në Kishinau të Moldavisë.

Në mbledhjen plenare të datës 10 shtator, me vendim unanim të të gjithë përfaqësuesve të shteteve anëtare në Konferencë, Shqiperia u zgjodh vendi ku do të organizohet konferenca e 25-t e Asamblesë së Përgjithshme të ACEEEO.kqz3

Republika e Shqipërisë përfaqësohet në këtë konferencë nga një delegacion i përbërë nga anëtarë dhe administratë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kryesuar nga Lefterije Luzi.

Gjatë sesioneve plenare të Konferencës, Kryetarja e KQZ-së, zj. Lefterije Luzi, referoi para trupave zgjedhorë rajonal dhe ndër-rajonal eksperiencën shqiptare mbi edukimin zgjedhor “Education of Voters, Vote education”, raporton ATSH.
Previous Post Next Post