Port Jahtesh në Durrës - Firmoset Marrëveshja


Port Jahtesh në Durrës - Firmoset Marrëveshja

 Në ambientet e ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, është zhvilluar sot ceremonia e firmosjes së kontratës konçesionare për Portin e ri të jahteve në Durrës. Gjatë ceremonisë, ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, tha se ky projekt ka një rëndësi të madhe për industrinë e turizmit.

Ministri Haxhinasto tha se investimi kap vlerën e 15 milionë dollarëve dhe parashikon ndërtimin e infrastrukturës që do t’i shërbejë në masë të konsiderueshme turizmit.

“Sot realizojmë firmosjen e një kontrate konçesionare me subjektin “Albania Bay Marine”, një kontratë që ka si objekt, realizimin e një porti jahtesh në pjesën veriore të portit të Durrësit. Projekti ka rëndësi, sepse përveç investimit që arrin në 1,5 miliard lekë, rreth 15 milione dollare, parashikon të ndërtojë objekte të tjera në funksion të kësaj marine, si dhe të investojë në infrastrukturën që do i shërbejë këtij porti. Është një port i rëndësishëm, sepse së bashku me portet e tjera që po ndërtojmë në Shqipëri, do të ofrojë një sërë shërbimesh të rëndësishëme në industrinë e turizmit, veçanërisht për marinat, shërbimet që janë akoma në fazën fillestare”, tha Haxhinasto.

Firmoset marëveshja për portin e Jahteve në DurrësKy port, vijoi ministri Haxhinasto, “vjen së bashku me portin e Synej në Kavajë, një investim edhe ai i rëndësishëm rreth 45 milionë dollarë, apo porti turistik i Shëngjinit reth 5 milionë dollare, si dhe ai i Bunecit në jug të vendit që është duke u trajtuar si kontratë konçesionare. Pa lënë menjanë portin e ndërtuar tashmë të Orikumit, që është në fazën e plotësimit të gjithë kuadrit ligjor, për t’u bërë një port i hapur ndërkombëtar për t”iu shëbyer jahteve që operojnë në detin Adriatik dhe Jon”.

Haxhinasto i konsideroi si sinjale pozitive për ekonominë shqiptare, interesin e madh të investitorëve të huaj dhe vendas për të zhvilluar fushën e marinave turistike. “Këto janë sinjale shumë pozitive për industrinë tonë turistike, për zhvillimin e porteve tona turistike, me qëllim që të plotësojë edhe atë gamë të shërbimeve që kjo industri e ka të nevojshme.

Firmoset marëveshja për portin e Jahteve në DurrësGjithashtu, ministri Haxhinasto renditi edhe impaktin pozitiv për banorët e zonës, pasi pritet të hapen vende të reja pune.

“I uroj kompanisë sukses dhe të realizojnë sa me shpejt, në kohë, dhe sigurisht me standarte këtë port, që do të sjellë angazhimin e mjaft punonjësve e inxhinjerëve, duke u bërë edhe një mundësi shumë e madhe për punësimin e banorëve në qytetin e Durrësit”, theksoi ministri Haxhinasto.
Previous Post Next Post