Loading...

Mozaiku i Tiranës ndër sitet arkelogjike më të vizituara


Mozaiku i Tiranës, monumenti më i vjetër, monument kulture i kategorisë së I-rë (shpallur me Vendimin Nr. 1886, datë 10/06/1973), është siti arkeologjik më i vizituar i qytetit.

Mozaiku i Tiranës ndër sitet arkelogjike më të vizituara

Zbuluar në vitin 1972 gjatë punimeve për ndërtimin e një banese në bllokun Partizani, ky sit është në vëmëndjen dhe përkujdesjen e vazhdueshme të specialistëve të Drejtorisë Rajonale të Kulturës Kombëtare – Durrës dhe Sektorit të Tiranës, të cilët në mbrojtje të trashëgimisë kulturore kanë zhvilluar gjatë ditëve të fundit një proces pastrimi në kuadrin e mirëmbajtjes së objekteve arkeologjike.

DRKK-Durrës thekson se  siti arkeologjik Mozaiku i Tiranës  është nga më të vizituarit në qytetin e Tiranës dhe specialistët do të vazhojnë punën e tyre në çdo kohë e në çdo stinë për t’i dhënë imazhin që i takon këtij siti arkeologjik.

Siti arkeologjik “Mozaiku i Tiranës”

Gërmimet arkeologjike nxorën në dritë një ndërtesë kulti, ku narteksi dhe naosi kanë dysheme të shtruar me mozaikë. Kisha e Tiranës paraqet një ndërtesë me aks gjatësor të orientuar nga veri-lindja që përbëhet nga nje sallë qëndrore (naos) dhe parasallës (pronaos).

Mozaiku i Tiranës ndër sitet arkelogjike më të vizituara

Salla qëndrore është e shtruar me mozaikë përfundon me absiden gjysmërrethore në një nivel më të lartë se parasalla.

Ambiente të tjera u gjetën në anën veriore dhe anët e tjera të ndërtesës. Kemi të bëjmë me një ndërtesë të kthyer në një kohë të dytë në kishë, që kuptohet nga krijimi i parasallës, në mozaikun e të cilës ka simbole të kultit si kryqe, peshq e shpendë, ndërsa mozaiku i sallës ka më tepër dekor gjeometrik.

Kështu që kisha mund të datohet si e gjysmës së I të shekullit te IV, kur akoma nuk ishte formuar qartë tipologjia arkitekturale.

Mozaiku i Tiranës për nga ana e ndërtimit, materiali dhe teknika e përdorur i përket artit paleokristian. Mozaiku shtrohej mbi një shtresë që nivelonte kalldrëmin prej zajesh lumi duke përdorur llac gëlqere dhe pluhur tjegullash. Mozaiku i Tiranës është restauruar në vitin 1976.
Mozaiku i Tiranës ndër sitet arkelogjike më të vizituara Mozaiku i Tiranës ndër sitet arkelogjike më të vizituara Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2015 09:17:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.