Loading...

Lugina Preshevës votë për Asociacionin e Komunave Shqiptare

Lugina Preshevës votë për  Asociacionin e Komunave Shqiptare

 Përfaqësuesit politikë në Luginë të Preshevës kanë dhënë votën e tyre për themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Shqiptare.

Takimi i thirrur nga Kuvendi i Këshillit Kombëtar është mbajtur në ndërtesën e Kuvendit Komunal në Preshevë.

Asociacioni i Komunave me Shumicë Shqiptare të Luginës së Preshevës, sipas përfaqësuesve shqiptarë të atjeshëm, do të kishte fuqinë e njëjtë juridike me Asociacionin e Komunave më Shumicë Serbe në Republikën e Kosovës, duke u bazuar në parimet e reciprocitetit.

Organet e Asociacionit do të themelohen mbi bazën e statutit që do të hartohet nga një grup punues dhe miratohet nga Kuvendi.

Në rrethana të caktuara kombëtare e ndërkombëtare nëse vjen deri te ndryshimi i statutit të Asociacionit të Komunave Serbe në Kosovë, sipas organizatorëve, atëherë do të ndryshojë edhe statuti i Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë.

Sidoqoftë, ky Asociacion po kundërshtohet nga Beogradi zyrtar.

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e ka quajtur veprim të papërgjegjshëm politik dhe të papranueshëm.

“Serbia di si të reagojë - me urtësi dhe mençuri. Nëse është e nevojshme ta tregojë fuqinë, mos keni dert, sepse gjithsesi do ta tregojë”, ka theksuar Vuçiq.

Ndërkaq, zëvendëskryeministri serb Ivica Daçiq, me tone të ashpra i ka porositur këshilltarët komunalë shqiptarë “të mos luajnë me zjarr”.

“I paralajmërojmë që të shtunën në Preshevë të mos bëjnë ndonjë paralele me Bashkësinë e komunave serbe në Kosovë. I paralajmërojmë që të mos luajnë me zjarr dhe ta respektojnë kushtetutën dhe rendin e Serbisë”, ka thënë Daçiq./REL/
Lugina Preshevës votë për Asociacionin e Komunave Shqiptare Lugina Preshevës votë për  Asociacionin e Komunave Shqiptare Reviewed by Marion Mardodaj on 9/12/2015 01:14:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.