Lufta mbi ADN-në e Njeriut

Lufta mbi ADN-në e Njeriut
Nga Jupian Rose

 "Ne po përballemi çdo ditë me një forcë ultramanipulative parazitare që përpiqet të depërtojë në rrugët e bazës themeluese të vetë jetës, për të korruptuar gjithmonë thelbin e saj.

Ne njerëzit jemi në këtë planet si të ndjeshëm, si qenie jetësore që kemi kapacitetin për të dashuruar, krijuar, prekur dhe për të qenë të lumtur. Por këto cilësi janë objekt i një programi të vazhdueshëm sterilizimi dhe çrrënjosjeje.

Është një luftë që është duke u zhvilluar. Jo thjeshtë lufta e vazhdueshme e fabrikuar mes kombeve dhe njerëzve - por një luftë për të ndryshuar vetë ADN-në e racës njerëzore dhe për ta kthyer homosapiesin në një rracë të skllavëruar, që i përgjigjet vetëm një sistemi të kompjuterizuar të komanduar.

Gjithsesi nuk duhet të intimidoheni ndaj këtyre marifeteve, pasi ashtu si shumë marifete të tjera, do të dalin në shesh dhe do bëhen të papërdorshme. Do bëhen të papërdorshme pasi të kuptojmë në veten tonë, forcën e githëfuqishme universale të koshiencës. Po, jemi vetë ne që jemi të pajisur për t'u përballur me tiranin, për të ecur përpara duke çliruar shenjtërinë e jetës.

Jemi këtu mbi tokë si përfaqësues të një gjendjeje hyjnore, një refleksion tokësorë që ndryshe mund të qëndronte i paparë, paprekur dhe pa formë: energjisë jo materiale hyjnore. Pasja e një forme, kjo është dhurata e bekuar për të cilën duhet të gëzohemi!

Jemi ne, të cilët jemi kaq të talentuar të identifikojmë ligjet e pakta të këtij planeti për ta sunduar atë - dhe "arkondët", parazitët që ujisin moçalishtet e tyre. Ne, vetëm ne. Në fakt, jo vetëm ne, pasi sapo angazhohemi në atë punë për të cilën kemi ardhur mbi tokë, forca të shumta e të pashpjegueshme derdhen për të na ndihmuar në rrugën tonë.

Por duhet të jemi të parët që duhet të godasim topin - dhe kjo kërkon kurajë. Një lloj kapërcimi në të panjohurën. Një kapërcim që mban premtimin e një aventure të pashembullt, që duhet ndjekur.

Pra, për çfarë jemi ekzaktësisht këtu, mbi tokë?
Është një çështje shumë e ndërlikuar, mos bëni gabime! Në thelbin e saj, bota është "armiqësore". Niveli në të cilën ka sukses është ai nivel që përcaktohet kur "armiqësorja" fiton mbi ndershmërinë e plotë. E fshehta fiton mbi realen. Falsiteti mbi të vërtetën.

Kjo do të thotë se ne nuk mund të ushqejmë të vetëm ndonjë nga këto tendenca, nëse duhet ta fitojmë luftën përpara nesh. Është shumë e thjeshtë, apo jo?

Duhet ta kalojmë testin që të dallojmë falsitetin, pandershmërinë dhe tendencat armiqësore tek të tjerët. Për ndryshe, nuk jemi - dhe këtu mbaron padobishmëria jonë në një planet në krizë.

Pra, hapi tjetër për gjithë ata që ecin përpara është të bëhen të ndërgjegjshëm, që do të thotë të shohin panoramën e madhe, dhe të mendojnë e të veprojnë në mënyrë të përgjithshme. Nuk ka asgjë të veçantë në këtë, është thjeshtë çështje e të e të mundësuarit që zëri i brendshëm të fitojë mbi zërin e jashtëm të indoktrinimit dhe propagandës së programuar. Do të thotë të zaptojmë pranimin tonë cinik në gjendje agonie.

Për t'u rikthyer tek pyetja: përse jemi këtu?
Në thelbin fundorë të spektrit shkatërrimtarë, ne kemi laboratorin tonë klinik të ndryshimit të ADN-së që manifestohemi, si qenie të ndjeshme.

Nga ana tjetër e së njëjtës mendje-shkatërruese kemi atë që quhet axhenda "Transhumanist": tentativa për ta shkrirë aktivitetin e qelizave të trurit në një "kompjuter përllogaritës", për të prordhuar një inteligjencë binare sintetike, të koduar.

Këto janë degëzimet shkatërrimtare me të cilat njerëzimi i vërtetë po përballet.

Në shkencën laboratorike, inxhinierët e gjeneve vazhdojnë me ambiciet e tyre për të zmbrapsur frontet e përgjegjësisë morale, etike dhe shpirtërore, përmes modifikimeve gjenetike jo vetëm të farërave, bimëve dhe kafshëve - por edhe të qenies njerëzore.

Eksperimenti i parë i heqjes nga embrioni njerëzor i gjeneve të "padëshiruar" po pret dritën jeshile nga shumë qeveri në shumë shtete në këtë moment.

Pra është e rëndësishme të kuptojmë që "Transhumanist" dhe "inxhinierët e gjeneve" janë pjesë e së njëjtës parcelë, të grupazhit sajimtarë distonian - që i afrohet të njëjtit qëllim nga dy anë. Ky qëllim, është ndërtimi i një qenie jetësose false, të cilës i janë hequr të gjitha misteret, pasionet dhe mprehtësitë, që të jetë i gatshëm të jetë në përputhje me kërkesat e dizenjuesve të strukturës "arkondike". Të jenë "skllavë të dizenjaur".

Në këtë prirje të sterilizimit të botës, gjejmë shenja inkriminimi të ambicieve të tyre diabolike. Rrjeta e tyre ngjitëse mund të shihet në të gjitha fushat e jetës së sotme.

Ajo çfarë po themi është se shoqëritë e sotme janë ndërtuar sipas karakterit "Transhuman", gjenet ndryshojnë me anë të shkollimit shkatërrimtarë.
Previous Post Next Post