Loading...

Kroacia hap sërish kufirin me Serbinë

Kroacia hap sërish kufirin me Serbinë
Kroacia hoqi sot nën presionin e Bashkimit Evropian bllokadën në kufirin me Serbinë, vendosur për të frenuar fluksin e imigrantëve nga Lindja e Mesme, njoftoi ministri i Brendshëm kroat, Ranko Ostojic.

“Kufiri u zhbllokua në orën lokale 17:00. Të gjitha automjetet mund të hyjnë në Kroaci”, shkruan ministri në rrjetin social Twitter.

Ministria e Brendshme kroate theksoi në një komunikatë se heqja e bllokadës në kufi përfshinte dy nga tetë pikat kufitare mes dy vendeve, atë të Bajakovos dhe atë të Tovarnikut.

“Kalimi kufitar i Bajakovos dhe ai i Tovarnikut janë hapur”, nënvizoi i njëjti burim.

Më herët, BE i kishte kërkuar Zagrebit sqarime të menjëhershme për bllokimin që kishte shkaktuar nervozizmin e Serbisë.

Kryeministri kroat, Zoran Milanovic ishte përgjigjur menjëherë se po studionte heqjen e bllokimit të kufirit duke konfirmuar se në çdo moment, nëse e vlerësoj në interes të Kroacisë, këto masa apo të tjera të ngjashme do të rikthehen.

Degradimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kroacisë nuk kishte arritur në një nivel të tillë që prej konfliktit të viteve 1990 duke rritur shqetësimin e BE-së, ku Kroacia është anëtarja e 28-të dhe e fundit në vitin 2013.
Kroacia hap sërish kufirin me Serbinë Kroacia hap sërish kufirin me Serbinë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/25/2015 09:53:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.