Loading...

Kodheli vizitë në Spanjë pasi Katalonja votoi


Kodheli vizitë në Spanjë pasi Katalonja votoi
 Ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, ndodhet për një vizitë zyrtare në Mbretërinë e Spanjës, ku u prit në një takim nga homologu i saj, ministri spanjoll i Mbrojtjes, Pedro Morenés Eulate.

Temat kryesore të diskutimit mes dy homologëve ishin bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, zhvillimet në rajon, si dhe zhvillimet në lidhje me politikat e sigurisë dhe të mbrojtjes në kufijtë lindore e jugorë të Aleancës, siç raporton ATSH.

Kjo vizitë vjen pasi në Katalonja u zhvilluan zgjedhjet.

Duhet theksuar që Spanja është një ndër shtetet që nuk e ka njohur akoma pavarësinë e Kosovës. Pra që nuk ka pranuar ndryshimin e kufijve të Ballkanit - për arsyet e veta të brendshme.

Arsyet mund të jenë të ndryshme por më evidentja është se një pjesë e mirë e baskëve duan të shkëputen nga Spanja, po ashtu edhe në Katalonjë njerëzit duan të shkëputen, Një shembull i freskët ishin zgjedhjet e zhvilluara këto ditë, ku partitë pro ndarjes nga Spanja fituan shumicën dërrmuese të ndenjësve të kuvendit katalonjas.





Kodheli vizitë në Spanjë pasi Katalonja votoi Kodheli vizitë në Spanjë pasi Katalonja votoi Reviewed by Marion Mardodaj on 9/29/2015 08:21:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.