Loading...

Japonia financon 56,253 euro për restaurimin e një shkolle në Poliçan

Japonia financon 56,253 euro për restaurimin e një shkolle në Poliçan
 Qeveria e Japonisë ka financuar një shumë prej 56 253 euro për rehabilitimin e shkollës “Jonus Alameti” në fshatin Lybeshë, Poliçan, në kuadër të Ndihmës Grant të Japonisë për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore.

Përmes një njoftimi për shtyp, ambasada e Japonisë në Republikën e Shqipërisë (rezidente në Romë) bëri të ditur se pjesëmarrës në ceremoni ishin z. Hiroshi Yamauchi, Zëvendës Shef i Misionit dhe Ministër në Ambasadën e Japonisë në Shqipëri (rezident në Romë), si dhe z. Avni Ponari, Konsull Nderi i Japonisë në Tiranë.

Ndihma Grant e Japonisë për Projektet Bazë të Sigurisë Njerëzore u iniciua për të promovuar sigurinë e njerëzve dhe për të mbështetur projekte të vogla ku përfitojnë drejtpërdrejt popullata në nivelin bazë, si dhe të kontribuojnë në zhvillimin social-ekonomik të Shqipërisë.

Që nga viti 1998, Japonia ka bërë 21 projekte të ndryshme bazë, 15 prej të cilave kanë të bëjnë me rehabilitimin apo ndërtimin e shkollave fillore.

Projekti në fshatin Lybeshë, me vlerë rreth 56000 euro, përfshin rehabilitimin e ndërtesës së vjetër të shkollës, si edhe të objekteve sanitare dhe sallën e kompjuterëve.
Japonia financon 56,253 euro për restaurimin e një shkolle në Poliçan Japonia financon 56,253 euro për restaurimin e një shkolle në Poliçan Reviewed by Marion Mardodaj on 9/29/2015 02:41:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.