Loading...

Helmohen 40 turistë italianë

Helmohen 40 turistë italianë

Më shumë se 40 turistë italianë janë helmuar nga ushqimi i konsumuar në një prej restoranteve të jugut. Shenjat e para të helmimit, ata i kanë ndjerë kur po ktheheshin në hotelin ku ishin akomoduar në Durrës, te Shkëmbi i Kavajës.

Ndërkaq, kanë rënë aludimet se turistët u helmuan në Sarandë. “Saranda Web” shkruan se, po vijojnë hetimet për të zbuluar se çfarë mund të kenë konsumuar gjatë udhëtimit të tyre nga Saranda drejt Durrësit, pasi turistët kanë konsumuar ushqim edhe gjatë rrugës.

Spitali Rajonal i Durrësit ka dërguar në ndihmë të tyre pesë autoambulanca. Pas dhënies së ndihmës së parë, shëndeti i tyre është përmirësuar. Policia po verifikon emrin e restorantit dhe shkaqet e helmimit të turistëve.
Helmohen 40 turistë italianë Helmohen 40 turistë italianë Reviewed by Marion Mardodaj on 9/25/2015 09:47:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.