Loading...

Frikë nga Përçarja e Mafies më të Fuqishme në Botë - Dhunë dhe Probleme Ekonomike


Frikë nga Përçarja e Mafies më të Fuqishme në Botë - Dhunë dhe Probleme Ekonomike
Mafia më e pasur në botë, japonezja Yamaguchi-gumi, po përjeton një përçarje që mund të precipitojë në luftëra të dhunshme mes grupeve e gangsterëve, të cilat mund të ketë ndikime të mëdha  si jashtë edhe brenda Japonisë.

Yamaguchi-gumi, të cilën analisti Roberd Feldman një herë e quajti grupi i dytë më i madh e i paanshëm në Japoni, operon në 44 nga 47 prefekturat e Japonisë dhe të ardhurat mesatare të saj shkojnë në mesatarisht 80 miljardë dollarë amerikan në vit, siç vlerëson revista Fortune.

Ky grup është i përbërë nga 23,400 anëtarë, ose rreth 40% të të gjithë gangsterëve të Japonisë.

"Yamaguchi-gumi është transmisioni i makinës që bën Japoninë të ecë ndërkombëtarisht...Një organizatë si kjo padyshim që ka impakt në ekonominë japoneze," theksoi javën që shkoi Eric Messersmith i universitetit të Floridas për CNBC.

Ai më tej tha që "pavarësisht nëse e kuptojnë apo jo", në këtë mesele janë përfshirë edhe shumë kompani ndërkombëtare që bëjnë biznes me Japoninë. Studiuesit janë të shqetësuar se ekonomia e tretë më e madhe në botë mund të përballet me probleme financiare për shkak të kësaj ndarjeje.

E themeluar në vitin 1915, grupi Yamaguchi-gumi ia ka arritur suksesshëm të jetë përfshirë në jetën ekonomike të Japonisë. Yamaguchi-gumi ka 72 grupe që janë nënshkruar në të dhe që paguajnë tarifë mujore për anëtarësi në strukturat e kësaj organizate. Por një nga bosët, Kunio Inoue, po nisë të themelojë sektin e tij, duke tërhequr pas vetes rreth 3,000 anëtarë-gangsterë.

CNBC nxjerr në pah që Kunio Inoue, i cili do jetë bosi i një dege të re, është kritikuar zyrtarisht për egoizmin ekstrem të tij nga bosi aktual i Yamaguchi-gumi-t, Shinobu Tsukasa (i njohur edhe si Kenichi).

Raportohet se Tsukasa i ka shtrënguar masat brenda rradhëve të tij dhe kërkon disiplinë nga ndjekësit e tij. Në vitin 2011 - pasi kishte qëndruar 13 vjet në burg për shkak se kishte vrarë një rival të tij me shpatë të llojit samurai - Tsukasa nuk i lejojë më anëtarët e kartelit të tij të përdornin apo të shisnin drogë.

Javët e fundit, shumë raporte kanë tronditur organizatën, ku 13 anëtarë janë përjashtuar. Siç duket, Inoue është kujdesur të mbledhë të pakënaqurit për t'iu kundërvënë eprorit të tij.

Frika nga çrregullësitë ekonomike dhe dhuna ka filluar të ndihet në disa pjesë të Japonisë në prag të skizmës së mundshme. The Guardian nxjerrë në pah se një intervistë të vitit 2011, ku Tsukasa i thotë Sankei-t se "Nëse Yamaguchi-gumi do të ndahej, rendi publik do të përkeqësohej konsirerueshëm./Business Insider/
Frikë nga Përçarja e Mafies më të Fuqishme në Botë - Dhunë dhe Probleme Ekonomike Frikë nga Përçarja e Mafies më të Fuqishme në Botë - Dhunë dhe Probleme Ekonomike Reviewed by Marion Mardodaj on 9/13/2015 03:37:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.