Franca filloi bombardimet kundër Shtetit Islamik

Franca filloi bombardimet kundër Shtetit Islamik

Franca filloi sot sulmet ajrore në Siri mbi bazën e informacioneve të grumbulluara gjatë më shumë se dy javëve të fluturimeve të rikonicionit, njoftoi sot presidenca franceze me anë të një deklarate.

”Ky operacion bëhet në koordinim me partnerët tanë në rajon”, theksohet në deklaratë.

”Ai konfirmon vendosmërinë për luftën kundër kërcënimeve të ISIS-it”, shton presidenca franceze, që nuk jep hollësi për këtë operacion.
Previous Post Next Post