Loading...

Filmi shqiptar “Bota” nominohet për Oscar në kategorinë për filmin më të mirë të huaj


 Filmi shqiptar “Bota” është nominuar në kategorinë për filmin më të mirë në gjuhë të huaj.

“Filmi i skenaristes Iris Elezi, e cila është edhe regjisore së bashku me bashkëshortin e saj të lindur në SHBA, Thomas Logoreci, end të kaluarën dhe të tashmen në një histori të fuqishme dashurie dhe atraksioni”, shkruan portali i Hollywood-it.

“Ngjarja zhvillohet në një humbëtirë e përdorur për të izoluar kundërshtarët e regjimit komunist”, shton portali, transmeton ATSH.

“Filmi trajton historinë e Benit (Artur Gorishti), një kriminel i rëndomtë dhe tip donzhuani dhe të së dashurës së tij të re dhe të bukur Nora (Fioralba Kryemadhi), e cila është edhe kamariere në lokal, në një lagje periferike të mbuluar nga plehrat, që shërben si një sfond i zymtë për një fabul të pasur dhe krijuese, që të mbeten në mendje”, thekson hollywoodreporter.com.

Filmi, i cili pati premierën absolute botërore vitin e kaluar në Festivalin “East of the West” në Karlovi Vari, fitoi çmimin e kritikës FEDEORA.

Ai ka fituar edhe një çmim special jurie në SEEFest, në Los Anxheles dhe çmimin e publikut dhe atë FIPRESCI në festivalin e filmit në Rejkjavik.

Javën e kaluar ai fitoi çmimin e filmit më të mirë me metrazh të gjatë në Festivalin e Filmit Ballkanik në Pogradec. 
Filmi shqiptar “Bota” nominohet për Oscar në kategorinë për filmin më të mirë të huaj Filmi shqiptar “Bota” nominohet për Oscar në kategorinë për filmin më të mirë të huaj Reviewed by Marion Mardodaj on 9/21/2015 08:55:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.