Duka takon ambasadorin serb një muaj para ndeshjes Shqipëri-Serbi

 Duka takon ambasadorin serb një muaj para ndeshjes Shqipëri-Serbi

 Ndeshja e 8 tetorit mes Shqipërisë dhe Serbisë do të jetë miqësore, larg frymës së konfliktit. Këtë të paktën presin kreu i FSHF-së, Armand Duka dhe ambasadori i Serbisë në Tiranë, Miroljub Zariç. Të dy zyrtarët patën një takim së bashku sot në mesditë për të nisur një bashkëpunim për organizimin sa më të mirë të aktivitetit. Një sinjal pozitiv e dha vetë ambasadori Zariç.

“Biseda me presidentin ishte një bisedë shumë miqësore dhe besoj në një ndeshje në me frymën sportive. Ne kemi besim te intitucionet shqiptare, për një organizim të mirë. Federata e ka përvojën e duhur, pastaj mikpritja është tradita në Ballkan, por dua t’iu them se i rëndësishëm edhe roli i medias këtu dhe në Serbi” – tha abasadori serb në Shqipëri, shkruan “Sportal.al”.

I të njëjtit mendim është edhe presidenti Federatës Shqiptare të Futbollit. Armand Duka beson se nuk do të ndodhë asgjë, pasi më të rëndësishme për të gjithë janë pikët.

“Patëm një takim informues dhe fillimi i një programi bashkëpunimi për të organizuar një ndeshje futbolli asgjë më shumë. Ne kemi nevojë për pikë. Çdo lloj keqorganizimi që kam besim që nuk do të ndodhë është në dëmin tonë dhe të asnjë tjetri, por me masat që do të merren asgjë nuk do të ndodhë. Mbi të gjitha si në Shqipëri dhe jashtë Shqipërie nuk ka patur asgjë të keqe nga spektatorët tanë. Çdo ekip që vjen në Shqipëri largohet me përshtypje të mirë dhe jam i bindur që kështu do të largohet dhe Shqipëria” – deklaroi Duka.

Ai sqaroi se shumë shpejt do të nisë shitja e biletave dhe se beson te kualifikimi duke kërkuar maksimunin në 2 ndeshjet e radhës, me Serbinë në Elbasan dhe Armeninë në Jerevan.
Previous Post Next Post