Dekadat e mjeteve dhe burimeve më efektive në trajtimin e depresionit

Dekadat e mjeteve dhe burimeve më efektive në trajtimin e depresionit
Nga Christina Moore

 Trajtimi i pacientëve me probleme mendore është zhvilluar së tepërmi vitet e fundit. Në kohën e sotme ekzistojnë medikamente të reja dhe shumë efektive për personat me probleme dhe çrregullime mendore. Informacioni që po paraqesim në vijim është shumë i dobishëm qoftë për personat që karakterizohen nga probleme mendore apo për të afërmit e personave që kanë çrregullime mendore.

Informacioni i bollshëm që gjendet ditët e sotme do të thotë kuptim më të mirë të trajtimit të të gjitha llojeve të sëmundjes mendore. Ekzistojnë disa sëmundje mendore që shpesh e vështirësojnë jetën e përditshme të personit dhe që kërkojnë kujdes dhe menaxhim të vazhdueshëm përgjatë gjithë jetës. Disa shembuj përfshijnë depresionin madhorë, çrregullimet bipolare, çrregullime të kufijve të personalitetit. Pavarësisht nëse dikush vuan nga një apo kombinim i sëmundjeve mendore, është shumë e dobishme të dihet që lehtësimi është i mundur përmes një plani individual të të prekurit.

Sipas NAtional Aliance on Mental Illness, një në katër amerikan ose 57.7 milion vuajnë për çdo vit nga çrregullime të shëndetit mendorë. I njëjti burim sugjeron që trajtimet më të mira të ditëve të sotme janë plotësisht efektive, me rreth 70 deri në 90 përqind të individëve të prekur që kanë përjetuar reduktime të konsiderueshme të simptomave të tyre duke e demonstuar këtë gjë me bërjen e një jete më cilësore. Por megjithëse trajtimet e sitme prodhojnë rezultate pozitive, për shumë individë diangonstikimi është i pamundur, duke u lënë atyre fare pak shpresë dhe hapësira për të përmirësuar jetën e tyre. Kjo ka pasoja të ndryshme përfshirë papunësinë, dënimin e papërshtatshëm, paaftësi të tepërta, abuzimi me substancat etj.

Shëndeti mendorë dhe abuzimi me substancat shkojnë bashkë. Në disa raste, personat që vuajnë nga sëmundjet mendore prëpiqen të vetëkurohen me drogëra të ndryshme dhe alkool, duke i çuar kështu ata drejt problemeve më të mëdha mendore në të ardhmen. Sipas National Institutes of Health, niveli i lartë i abuzimit me drogëra koinçidon me sëmundje më të rënda mendore, si skicofrenia apo çrregullimet bipolare. Ky burim sugjeron që individët që luftojnë me sëmundje mendore serioze priren drejt substancave abuzive, kryesisht duhanpirja tej mase. I njëjti burim sugjeron që gjihtkush që vuan nga çrregullimet e ankthit apo depresionit ka më shumë të ngjarë të vuajë përdorimi i substancave abuzive, në krahasim me popullsinë e përgjithshme. Afërsisht 8.4 milion amerikanë kanë të paktën një problem mendorë dhe njëkohësisht çrregullime me abuzimin e substancave dëmtuese; vetëm 7.9% e këtyre kërkon trajtim për të dy problemet dhe 53.7% nuk merr asnjë lloj trajtimi.

Trajtimi i shëndetit mendorë ka evoluar shumë kohët e fundit në Amerikë. Më parë, ata që kishin probleme mendore u mbanin nëpër burgje. Në villim të viteve 1900 u bënë më tepër studime për të shkaktuar faktorët që ndikojnë në sëmundjet mendore. Pas 50 vjetësh, është bërë një hap shumë cilësorë, megjithëse trajtimi personave me probleme mendore ka arritur nivelin më të lartë të të gjitha kohëve - kjo edhe për shkak të rritjes së popullsisë. Por dekadat në vazhdim, falë një kombinimi të rritjes së ndërgjegjësimit, pranimit të të gjithë shoqërisë, dhe zhvillimit të trajtimit, ka çuar në një trajtim më eficient të sëmundjeve mendore, pavarësisht nivelit të ashpërsisë së sëmundjes./Wakingtimes/
Previous Post Next Post