Loading...

Arrestohet mjeku që u denoncua për korrupsion

Arrestohet mjeku që u denoncuar për korrupsion

Pas raportimit të lajmit nga emisioni investigativ "Fiks Fare" në lidhje me shumën e kërkuar nga një mjek për ti prerë fletë daljen një pacienti, policia ka njoftuar se është bërë e mundur prangosja e tij.

Menjehere pas lajmit të publikuar në media se një mjek në Spitalin e Gjirokastrës i kërkoi 20 mijë lekë babait të një fëmije të operuar për t’i prerë fletë daljen, policia deklaron arrestimin e kirurgut, Arben Spiro Kuro, 42 vjeç.

Policia e Gjirokastrës deklaron se mjeku akuzohet për veprën penale “Korrupsion pasiv nga persona qe ushtrojne funksione publike”. “Ndalohet nga Sektori Kunder Krimit Ekonomik ne Drejtorine e Policise Gjirokaster nje mjek kirurg i Spitalit Omer Nishani Gjirokaster.

Sot ne date 22.09.2015, pas marrjes se informacìonit nga emisioni “Fiks Fare”, nga Sektori per Krimin Ekonomik e Financiar ne bashkepunim me Prokurorine e rrethit Gjyqesor Gjirokaster, u be ndalimi i shtetasit: Arben Spiro Kuro”, deklaron policia.

Më herët u raportua se mjeku kërkoi 20 mijë lekë të reja (200 mijë lekë të vjetra) për të firmosur fletë-daljen nga spitali të një fëmije të operuar. Pas kësaj ngjarje, babai i fëmijës u ankua në emisionin “Fiks Fare”, për veprimet e mjekut të Gjirokastrës. 
Arrestohet mjeku që u denoncua për korrupsion Arrestohet mjeku që u denoncua për korrupsion Reviewed by Marion Mardodaj on 9/22/2015 09:32:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.