Loading...

"Apple" me dy aplikacione për shëndetin

"Apple" me dy aplikacione për shëndetin

Kompania “Apple”, ka prezantuar dy aplikacione për shëndetin. Në një event në San Francisco, “Apple”, ka shpjeguar dy aplikacionet e reja që kanë të bëjnë me shëndetin.

E para është “Apple Watch”, e cila do të krijojë mundësi komunikimi mes mjekut dhe pacientit. Ndërsa tjetra e destinuar për iPad-in e ri Pro, do të shfaqë anatominë e trupit me rezolucion të lartë.

Themeluesi i “AirStrip” për “Apple Watch”, është shprehur se ky aplikacion i jep mundësi mjekëve të konsultojnë takime, dhe të kenë informacione mbi pacientët direkt nga pulsi i dorës. Ai ka shtuar se, përveç kësaj do të marrë lajmërime nga kolegët, për shembull kur ndryshojnë shenjat jetësore.

Cameron Powell, themeluesi i “AirStrip” ka shtuar: “Por aplikacioni mund të ndryshojë edhe mënyrën se si mjeku dhe pacienti komunikojnë. Për shembull, deri tani është përdorur për të monitoruar gratë shtatzëna në spital, por me sensorët që i janë shtuar mund të përdoret edhe nga shtëpia”./Nacional/
"Apple" me dy aplikacione për shëndetin "Apple" me dy aplikacione për shëndetin Reviewed by Marion Mardodaj on 9/11/2015 11:29:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.