Loading...

Anije ushtarake të NATO-s ankorohen në portin e Vlorës

Anije ushtarake të NATO-s ankorohen në portin e Vlorës

Anije ushtarake të NATO-s u ankoruan paraditen e të premtes në portin e Vlorës, ku do të qëndrojnë tre ditë, në kuadrin dhe zbatimin e programit të bashkëpunimit dhe aktiviteteve kryesore me Forcat e Armatosura të Shqipërisë. Këto anije janë pjesë e grupit të gatshëm të Anijeve Minaheqëse të NATO-s, SNMCMG2 dhe qëllimi i vizitës është trajnimi i ndërsjelltë i forcave shqiptare dhe ato të NATO-s.

Personeli dhe përfaqësues të komandës së anijeve u përshëndetën nga nënkyetari i Bashkisë Vlorë, Arben Beqiraj, pasi kryetari, Dritan Leli gjendje për vizitë jashtë Shqipërisë, raportojnë mediat.

Përfaqësuesit e komandës SNMCMG2 ndër të tjera folën për dimensionet e NATO-s në lidhje me bashkëpunimin me Shqipërinë dhe vendet e tjera aleate në këtë koalicion të gjerë.
Anije ushtarake të NATO-s ankorohen në portin e Vlorës Anije ushtarake të NATO-s ankorohen në portin e Vlorës Reviewed by Marion Mardodaj on 9/11/2015 11:20:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.