Loading...

Anije Ushtarake të BE-së Luftë Kundër Trafikantëve

Anije Ushtarake të BE-së Luftë Kundër Trafikantëve
 Operacionet detare të Bashkimit Evropian do të futen më 7 tetor në fazën e dytë të luftës kundër trafikantëve.

Në komentet sot në Romë, në qendrën e operacioneve të pagëzuar me emrin  EUNAVFOR MED, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini e njoftoi vendimin duke thënë se “burimet për operacionin janë gati”.

Zonja Mogherini tha se anije luftarake evropiane do të operojnë kundër trafikantëve, duke kontrolluar dhe nëse është e nevojshme, duke devijuar nga kursi anije të dyshimta në ujëra ndërkombëtare, pa hyrë në ujërat territoriale të Libisë.

Operacioni me tre faza, i cili filloi në fund të qershorit, përfshin përdorimin e forcës kundër trafikantëve që sjellin ilegalisht njerëz në brigjet e Evropës, konfiskimin e anijeve që përdoren për trafik si dhe të zotërimeve të tjera, si dhe kapjen e trafikantëve.

Operacioni i Bashkimit Evropian ka katër anije dhe një numër avionësh në dispozicion./voa/
Anije Ushtarake të BE-së Luftë Kundër Trafikantëve Anije Ushtarake të BE-së Luftë Kundër Trafikantëve Reviewed by Marion Mardodaj on 9/24/2015 11:36:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.