Loading...

5 Akte Heroike që Përfshijnë Mosbindje ndaj Urdhërit

Në ushtri, personelit u mësohet që t'i binden përherë urdhërave të eprorëve. Nga ana tjetër, komandantëve të ushtrisë u është mësuar pesha e rëndësishme e këtyre urdhërave, të cilat mund të shpëtojnë apo vrasin jetë ushtarësh. Përgjatë historisë ushtarë meshkuj dhe femra kanë ndjekur urdhërat gjatë luftimeve, por ndonjëherë, urdhëri është dhënë duke shpërfilluar jetën e të tjerëve. Në vijim po paraqesim 5 akte trimërie të bëra nga persona që nuk kanë zbatuar urdhërin për të shpëtuar madje edhe komandantët e tyre, civilë apo njerëzimin.

1. Gjenerali nazist Dietrich Von Choltiz, Lufta e Dytë Botërore


Gjenerali nazist Dietrich Von Choltiz, Lufta e Dytë Botërore

Gjenerali Dietrich Von Choltiz mori komandën e okupimit nazist të 8 Prillit, 1944. Kur ia arriti, Hitleri i tha që duhej të përgatitej të shkatërronte të gjitha monumentet fetare dhe historike që të mos binin në dorën e aleatëve. Në atë kohë, forcat aleate të SHBA-ve, Britanisë dhe rezistencës franceze ishin fare pranë qytetit.

Parisi nazist u dorëzua në 25 Gusht, pa edhe një monument të vetëm të shkatërruar. Në kujtimet e tij tek libri "Po digjet Parisi?", Choltitz shkruan se iu bë një pyetje nga titullari i tij nga Hitleri, por duke e ditur që qyteti ishte i humbur dhe duke mos dashur gjakderdhje dhe shkatërrime të mëtejshme, Choltitz e refuzoi urdhërin e fyrerit. "Nëse ishte hera e parë që nuk iu binda urdhërave, është për shkak se e dija që Hitleri ishte çmendur." Choltitz rrezikoi jetën e familjes dhe vetes së tij duke gënjyer shefin. I tha që shkatërrimi i Parisit kishte filluar.

Sipas Choltitz dhe djalit të tij, ngjarjet janë zhvilluar pikërisht siç ai shkruan. Por francezët nuk i kanë pranuar kurrë këto pretendime, duke pretenduar se Parisi u çlirua nga 2000 luftëtarë të rezistencës franceze. Megjithëse francezët këmbëngulin se Qyteti i Dritave u shpëtua nga vetë parizienët, është e qartë që Choltitz kishte marrë urdhër ta shkatërronte atë, dhe mund ta bënte fare lehtë. Mundet ta ketë rrefuzuar urdhërin e Hitlerit për arsyet e veta, por është fakt që urdhëri nuk u zbatua asnjëher, dhe Parisi vazhdon edhe sot e kësaj dite të mbetet qendër arti dhe kulture.

2. Majori David Teich i ushtrisë së SHBA-ve, Lufta e Koresë


Majori David Teich i ushtrisë së SHBA-ve, Lufta e Koresë

Në 24 Prill të vitit 1951, atëherë toger, majori David Teich ishte pjesë e një kompanie tankesh që ishte i lokalizuar afër paralelit 38 - kufiri i sotëm mes Koresë së Jugut dhe të Veriut - kur një radio e sinjalizoi atë të tërhiqej. Pjesëtarët e Kompanisë së Tetë Ranger ishin afër, të plagosur dhe në zjarr të furishëm të armikut. Afërsisht 300,000 ushtarë kinezë po u afronin. Teich iu afrua kapitenit të tij nëse do ishte e mundur që disa tanke të qëndronin mbrapa për të shpëtuar kompaninë ranger.

Kapiteni ia ktheu "Kemi urdhër të tërhiqemi, varja atyre. Lëri të bëjnë luftën e tyre." Leich refuzoi të ndiqte urdhëri dhe ndërmori tentativën e tij të shpëtimit. Kur tanket iu afruan kodrës 628,65 ranger-at hipën në kodër nën zjarrin e furishëm dhe u futën nëpër tanke. Shumica e tyre u ulën mbi tanke në një mënyrë që të mos i kapte zjarri i armikut.

Veprimi i Teich shpëtoi jetët e dhjetëra ushtarëve, të cilët me siguri do ishin vrarë ose kapur. Më shumë se 60 vjetë më vonë, Teich merr akoma letra nga të mbijetuarit, të cilët e falenderojnë për atë që bëri në Prill të vitit 1951.

3. Togeri nazist Albert Battel, Lufta e Dytë Botërore


Dr. Albert Battel, një avokat dhe anëtarë i partisë naziste, arriti të ndalojë SS-të që të marrin çifutë nga geto Przemysl e t'i dërgonin në kampin e shfarrosjes në Belzec. Komandonte një trupë të stacionuar në Przemysl, Poloni, i ngarkuar për të monitoruar punëtorët çifutë që punonin për ushtrinë.

Në 26 Qershorë të vitit 1942, urdhëroi trupat e tij të ndalonin SS-të të hynin në geto e të merrnin të burgosurit. Duke e ditur që jo vetëm po i kundërvihej urdhërave, por edhe po e vinte veten në rrezik, togeri Battel mundi që të zhvendosë rreth 100 familje çifutësh në zyrat ushtarake të tij për t'i mbrojtur ato. Fatkeqësisht, ai nuk mundi të shpëtonte ditën e nesërme sërish SS-të që të merrni çifutët e mbetur. Por nga ana tjetër, oficeri nazist arrit të shpëtonte jetët e disa qindra çifutëve.

Battel thjeshtë u qortua për veprimet e tij, por kjo shkoi në vesh të Himlerit, i cili insistoi që Battel të shporrej nga partia naziste e të arrestohej. Kjo nuk u mundësua asnjëherë, pasi Battel u shkarkua për shkak të problemeve me zemrën.

I mbijetoi luftës. Vepra dhe përpjekjet e tij për shpëtimin e çifutëve u nderuan me "Drejtësi mes Kombeve", vite më pas.

4. Koloneli Stanislav Petrov, Lufta e Ftohtë


Nëse nuk ju kujtohen fillimet e viteve '80, kur SHBA-të dhe BAshkimi Sovjetik po bënin një luftë të mprehtë termonukleare, atëherë duhet ditur që të gjithë i kemi borxh një falenderim kolonelit Stanislav Yevgrafovich Petrov. Petrov kishte nën komandë qendrën Oko Nuclear Early Warning System, kur në 26 Shtator të vitit 1983, nuk iu bind urdhërit të prerë për të raportuar hedhjen e dyshimtë të raketave amerikane mbi komandën e tij, duke dyshuar se mund të ishte një alarm i rremë. Në fakt ishte një alarm i rremë.

Petrov e dinte që nëse do t'i alarmonte eprorët e tij, ata do urdhëronin hedhjen e raketave nukleare dhe do të niste Lufta e Tretë Botërore. Për shkak të aftësive për të menduar sipas mendjes së tij dhe hamendësimit se mund të ishte një alarm i rremë, ai praktikisht shpëtoi tërë botën nga shkatërrimi nuklearë. Ky incident nxorri në pah problemet e sistemit alarmues sovjetik dhe i ndihmojë sovjetët të parandalonin situata të ngjashme në të ardhmen. Petrov as u shpërblye dhe as u ndëshkua për atë çfarë bëri, por kujtohet si njëriu që parandaloi një luftë nukleare katastrofike.


5. Rreshteri Dakota Meyer i marinës amerikane, trimëri në Avganistan


Rreshteri Meyer po shërbente në Avganistan në vitin 2009, ku në betejën e Ganjigalit, kishte marrë urdhër të mos përfillte  rrezikun që të kthehej mbrapsht. Afërsisht 100 ushtarë amerikan kishin rënë në grackën e armikut duke u goditur me armë nga të gjitha anët, dhe për më tepër u ishte mohuar disa herë rresht ndihma e artilerisë. Rreshteri Meyer e kuptoi shpejt që këta trupa e kishin të pamundur të shpëtonin gjallë, dhe vendosi të bëjë sipas mendjes së tij.

Pasi iu dha urdhëri nga komandanti i tij të qëndronte mbrapa me ushtarët e tij, Meyer e refuzoi urdhërin dhe hyri në makinën e tij ushtarake bashkë me shoferin. Nën zjarrin e furishëm të armiqve, Meyer hyri dhe doli disa herë në zonën e armikut duke shpëtuar jetët e disa dhjetëra marinsave.

Faqja e Meyer në internet e përshkruan kështu këtë aksion:
Përgjatë harkut kohorë të 5 orëve, hyri dhe doli disa herë në luginë. Duke goditur me një sërë automatikësh, pushkësh dhe granatash, madje edhe me një shkëmb. Mayer i zmbrapsi vazhdimisht sulmet e armiqve duke mbajtur me vete ushtarë të plagosur avganë dhe mbuloi disa dhjetëra të tjerë që t'ja mbathnin.

Për aktin e tij heroik përballë goditjes vendimtare, pavarësisht refuzimit të urdhërit nga komandanti i tij, rreshteri Meyer u shpërblye me medaljen e nderit./Listverse/
5 Akte Heroike që Përfshijnë Mosbindje ndaj Urdhërit 5 Akte Heroike që Përfshijnë Mosbindje ndaj Urdhërit Reviewed by Marion Mardodaj on 9/13/2015 11:46:00 AM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.