10 Mënyrat Efektive të Prindërimit

10 Mënyrat Efektive të Prindërimit

Ngritja e një familjeje duke mbajtur njëkohësisht të ekujlibruar jetën është një formë arti. Ja dhjetë mënyrat që kam konstatuar se e bëjnë jetën në familje më të mirë.

1. Identifikoni pikat e forta të fëmijës
Mund t'i përdorni për të ndërtuar vetëvlerësimin e fëmijës, duke e ndihmuar të ketë besim tek vetja kur has në vështirësi. Fëmijët do jenë më të gatshëm të dëgjojnë dhe të kuptojnë se si të ndreqin sjelljet kontradiktore kur diniteti i tyre është i paprekur.

2. Ndëshkimi i fëmijës nuk është aq i efekshëm sa përdorimi i lëvdatave dhe shpërblimeve
Në vend që të fokusoheni në pikat e dobëta, gjeni mënyra që ta ndihmoni fëmijën të zhvillojë të plotë potencialin e tij. Kur i inkurajoni, fëmijët do zhvillojnë talente duke kompensuar kështu çdo mungesë.

3. Shmangni regimet e empocioneve negative, si inati, sarkazma dhe përqeshja
Nëse fëmija juaj ka probleme me kontrollin, negativiteti do ta bëjë atë të ndihet akoma edhe më keq. Përdorni sugjerime të vazhdueshme të buta duke i kujtuar fëmijës suaj të fokusohet, fraza si "bëj kujdes", "vazhdo kështu", etj.

4. Mos bëj krahasime me motrën apo vëllain
Nëse fëmija mendon se vëllai apo motra e tij është i favorizuar, kjo gjë mund të krijojë një rivalitet që mund të zgjasë gjatë gjithë jetës duke i shkaktuar probleme serioze famijles. Bëni kujdes që fëmijët tuaj të duhen në mënyrë të barabartë.

5. Kërkoni ndihmë nëse ju nevojitet
Kur kuptoni apo kuptoni ndonjë aspekt negativ në rritjen e fëmijës, kërkoni këshilla profesionale kur është e nevojshme. Kjo gjë do t'ju ndihmojë familjen të qëndrojë e shëndetshme.

6. Fëmijët kanë nevojë për vëmendje pozitive
Nëse nuk marrin vëmendje pozitive nga famijla, ata do kërkojnë për vëmendje negative. Kjo për shkak se vëmendja negative, është sërish vëmendje, dhe çdo lloj vëmendjeje është më mirë se sa injorimi. Është pak a shumë si lajmet nëpër media, të cilat qofshin negative apo pozitive, nuk ka rëndësi, mjafton të kenë vëmendje. Mos harroni të komunikoni me fëmijën tjaj. Dashuria dhe përkujdesja janë shëruesit më të mirë.

7. Monitoroni përdorimin e internetit nga fëmija
Gjërat që fëmija mund të shohë në internet mund të jenë të dëmshme. Vendosni një program që ju mundëson të shihni faqet që ata vizitojnë dhe monitoroni se me kë chatojnë.

8. Pranoni se jeta ndryshon kur keni fëmijë
Të shtunat e ëmbëla në shtrat zëvendësohen nga ndjeshme futbolli dhe këngë. Kujtoni, duhet të gjeni përherë kohë për njëri-tjetrin - marrëdhënjet e çiftit gjatë natës dhe shëtitjet gjatë fundjavave janë të rëndësishme për marrëdhënjen.

9. Prindëroni me shembuj
Mendojini fëmijët si një makinë që imiton çdo gjë që bëni. Nëse silleni keq, po e lejoni fëmijën të sillet në të njëjtën mënyrë. Kontrolloni veten, dhe mos e humbisni toruan në sytë e fëmijëve.

10. Mos u dorëzoni kurrë me fëmijën tuaj!
Të gjitha problemet e fëmijës mund të punohen me humor, dëshirë të mirë këmbëngulje. Me ndihmën e duhur prindërore, qoftë edhe fëmijët më të bezdisshëm mund të bëhen njerëz të mrekullueshëm.

Misteri i asaj se çfarë do bëhet fëmija në të ardhmen qëndron i gjithi në familje. Jepni çfarë të mundeni, qëndroni të vëmendshëm dhe në lojë. Rezultatet dhe gëzimet tuaja do t'ju surprizojnë./Psichology Today/
Previous Post Next Post