Loading...

(Video) 10 Luftëra Epike në Mbretërinë e Kafshëve

Dyluftim Zebrash


Natyra është e egër, me plot luftëra për mbijetesë, jo përherë thjeshtë për t'u mbrojtur apo për t'u ushqyer. Luftërat për dominancë dhe për pjellori janë gjithashtu të rëndësishme dhe shumë prezente. Fuqia dhe egërsia nuk përdoret thjeshtë për mbijetesë, por edhe për të themeluar autoritet në mbretërinë e kafshëve. Ja 10 luftëra epike në garën e jetës:


1. Rinoceronti kundër Buallit
Rinoceronti ka shikim të bobët. Bualli nga ana tjetër ka një karakter të dobët. Në këtë video këto kafshë gjigande po shfaqin pikat e tyre të forta. Një rinoceront i rritur që peshon 3,600 kilogram, dhe një buall mashkull që peshon 1200 kilogram. Bualli është në disavantazh të madh ndaj rinocerontit. Nga kjo video duket se bualli ka pësuar dëmtime. Rinoceronti vazhdo ta zvarrisë, falë edhe peshës së tij më të madhe. Më në fund duket se rinoceronti triumfon.

2. Luanët kundër Hijenave
 Ne si njerëz shpesh personifikojmë krijesat e natyrës për t'i dhënë karakterit një kuptim më të plotë. Në këtë kuptim, asgjë nuk mund ta pasqyrojë më mirë konfliktin e përhershëm mes luanëve dhe hijenave. Në këtë video të bërë nga Derek Beverly Jouber, duket se një hijen nxit konfliktim me një tufë të tërë luanësh, duke e çuar atë drejt vdekjes.

Kjo është një luftë e përhershme për hapësirë, ku hijenat shqetësojnë shpesh luanët. Por thuajse gjithmonë kur një konflikt lind, luani i shkakton vdekje të ashpër hijenës.

Nga ana tjetër, hijenat valëvisin flamurin e fitores kur janë tufë dhe bëhen të zonja për të vrarë një luan, zakonisht të plagosur e të vetmuar. Luani është parë tradicionalisht si predatori dominant, por ndërsa dihet tona zgjerohen, kemi mësuar që edhe hijenat janë dominante në territoret e tyre.


3. Foka duke i ikur peshkaqenit
Për shkak se dokumentarët televiziv tregojnë imazhe të limituara, shumë rrallë mund të shihet natyra e egër e realitetit, si në këtë fragment të Discovery Channel, ku një fokë arrin të ikë nga dhëmbët e frikshëm të një peshkaqeni të stërmadh.

Foka përdor mekanizmin e dredhive për t'i ikur peshkaqenit, pasi trupi dhe muskujt e saj ia mundësojnë me sukses këtë gjë. Nga ana tjetër, fokat notojnë në grup dhe i ndërrojnë pozicionet me njëra-tjetrën për të hutuar peshkaqenin, i cili hutohet kaq shumë, sa që në të shumtën e rasteve e braktis ndjekjen.

4. Konflikti i dashit me brinj të mëdha
Ky ndoshta është konflikti i dhunshëm më spektakolarë i natyrës. Këto kafshë me brinj të mëdhenj me spirale po luftojnë për supremaci përpara një tufe delesh.

Ky lloj dashi karakterizohet nga një shtresë e dyfishtë kockash në kafkë dhe nga një lëkurë e trashë.

Edhe delet kanë brinjë si dashi, por brinjtë e tyre janë shumë më të vogla. Brinjtë e këtij lloj dashi mund të peshojnë deri në 14 kilogram. Kurse shikimi i mprehtë i këtij lloj dashi e bënë këtë lloj lufte të egër të duket më preçize dhe spektakolare.

5. Lufta e elefantëve të detit
Mungesa e seksit i bën disa specie meshkujsh të irritohen, përfshirë këtu edhe elefantin e detit. Nga që shumë prej tyre ngordhin më parë se të arrijnë maturitetin, dhe sepse elefantët dominant i mposhtin atë më të dobëtit, vetëm një numër i vogël meshkujsh arrin të riprodhohet.

Gjatë sezonit të riprodhimit, mehshkujt dominant paralajmërojnë elefantët e tjerë përmes hundës së tyre me një zhurmë karakteristike. Por kjo gjë bëhet e padurueshme për ata elefantë që mendojnë se mund ta mposhtin dominantin, e të dominojnë vetë.

6. Bizoni vret një dre për të hutuar ujkun
Në këtë video të National Geographic, ndërsa një ujk i vetmuar po sulmon një dre, duket se strehimi i këtik dreri është tufa e bizonëve. Por fatkeqësisht bizonët janë kafshë të rrezikshme, dhe kjo tufë e refuzon tragjikisht drerin, duke e vrarë atë, ndoshta për të hequr vëmendjen e ujkut nga ndonjë këlysh bizoni.

7. Ketri dhe Mangusta kundër Gjarpërit Kobra
Në hyrje të kësaj videje ketri i shmanget kobrës, dhe më pas mangusta ndeshet me gjarërin. Për shkak të reflekseve të mprehta të mangustës, kjo ndeshje më shumë ngjan si ato të arteve marciale. Mangosta karakterizohet nga reflekse tepër të mprehta, thuajse përherë larg rrezes goditëse të kobrës.

Por siç tregon edhe kjo video, mangusta nuk është përherë fituese. Mangusta ka tolerancë të madhe ndaj helmit të kobrës, por nuk është tërësisht imune. Mangusta ka receptorë acetylcholine të dizenjzar në një mënyrë që helmi i gjarpërit të mos ngjisë. Besohet se kjo e bën mangustën rezistente ndaj helmit, por gjithsesi është një mekanizën që nuk është studiuar plotësisht.

Për shkak se kobra nuk e ngre gjithmonë kapuçin kur është i irrituar, mund të ngatërrohet lehtësisht me gjarpërin molslang, i cili është shumë i ngjashëm me kobrën po nuk është helmues. Kjo mund të çojë në një komfrontim vdekjeprurës.


8. Shqiponjat e Detit luftojnë për Peshk
Shqiponjat janë mahnitëse në ajër dhe fluturuese të zonja. Në këtë video, shqiponjat bëjnë një dyluftim ajrorë, ndërsa një femër mundohet të marrë mbrapsht peshkun nga një mashkull. Lufta bëhet në mënyrë të çuditshme, duke ndërthurur gishtat e duke u rrotulluar, pa pasur frikë nga graviteti, derisa bien mbi degët e pemëve të pyllit.

9. Gepardi kundër Gezelës
Gazela nuk ka shpejtësinë e gepartit, por ka një armë tjetër efektive - rezistencën. Për shkak se shpenzon jashtëzakonisht energji në një hark kohorë shumë të shkurtër, gepardi mund ta mbajë shpejtësinë maksimale vetëm për disa sekonda, derisa gjaku i ngrohur nga shpenzimi i energjisë të mos i shkojë në tru. Në të kundërt, i shkakton vdekje të menjëhershme.

Nga ana tjetër, natyra i ka dhënë gazelës një sinus në kafkë që e ftoh gjakun përpara se të shkojë në tru, diçka që gepardit i mungon. Kjo bën që gazela të vrapojë për një perjudhë më të gjatë kohore pa u mbinxehur.

E vetmja shpresë e gazelës që t'i shpëtojë gepardit është të qëndrojë sa më larg rrezes së sprintit të tij, derisa t'i ngorhet gjaku e të pushojë së vrapuari.


10. Hamshori i ri Kundër Babait të Pelës
Kush e kujton takimin e parë të babain e gruas apo të fejuarës? Duket se baballarët nuk janë të vetmit që duan më të mirën për fëmijët e tyre. Në këtë video, një zebra baba lufton kundër një hamoshori të ri deri në rraskapitje. Hamshori i ri më në fund e fiton të drejtën të nisë haremin e tij.

Zebrat e Savanës jetojnë në tufa të vogla të përbëra nga një hamshor dhe disa pela.
(Video) 10 Luftëra Epike në Mbretërinë e Kafshëve (Video) 10 Luftëra Epike në Mbretërinë e Kafshëve Reviewed by Marion Mardodaj on 8/22/2015 01:25:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.