Loading...

Rama-Vuçiç në të njëjtën skuadër futbolli në Vjenë


Samiti i Vjenës që do zhvillohet më 27 Gusht, do paraprihet nga një miqësore futbolli.

Serbja “Tanjug” zbulon se bëhet fjalë për një ndeshje, e cila do të luhet mes liderëve të Ballkanit Perëndimor, mes dy ekipeve: Bashkimi Europian i ardhshëm dhe Bashkimi Europian.

Sipas gazetës, me skuadrën BE e ardhshme do të luajnë Kryministri shqiptar, Edi Rama, ministri i Jashtëm i Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ministri i Jashtëm malazez, Igor Lukshic, homologu i tij maqedonas Nikola Popovski, ministri i Jashtëm boshnjak, Crnadak, ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, Ditmir Bushati, ministri ynë i Ekonomisë, Arben Ahmetaj dhe sekretari i procesit të bashkëpunimit rajonal, Goran Svilanoviç.

Në ekipin e BE­-së, do të jetë pjesëmarrës kryeministri i Sllovenisë, Miro Cerar dhe ministri i Jashtëm i Austrisë, Sebastian Kurz. Arbitri i ndjeshjes do të jetë Komisioneri Europian, Johanes Hahn.

Samiti i Vjenës do të zhvillohet në vijimësi të procesit të Berlinit, i iniciuar nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

The post Rama dhe Vuçiç, në një ekip futbolli appeared first on Fuqia e ndryshimit mediatik, zëri i atdheut dhe i patriotizmit shqiptar Nacional Albania.
Rama-Vuçiç në të njëjtën skuadër futbolli në Vjenë Rama-Vuçiç në të njëjtën skuadër futbolli në Vjenë Reviewed by Marion Mardodaj on 8/20/2015 09:33:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.