Nisi Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST

Nisi Festivali Ndërkombëtar i Filmit Dokumentar dhe të Shkurtër DOKUFEST

Sot në Tiranë u mbajt konferenca për shtyp e DokuFest, ku  u prezantua programi i plotë i edicionit të 14-të të festivalit, i cili do të mbahet nga data 08 -16 gusht në Prizren, Kosovë. Pëveç konferencës, organizatorët e DokuFest do të qëndrojnë sot në Tiranë për shfaqjen e një programi të vogël të filmave nga ky edicion i festivalit. Filmat do të shfaqen sonte në orën 20:00, në Amfiteatrin e Universitetit të Arteve.


Në konferencë për media ishte e pranishme Ministrja e Kulturës së Republikës së Shqipërisë, Znj. Mirela Kumbaro, e cila shprehu kënaqësinë të prezantojë  edicionin e radhës së DokuFest, festivalit i cili është pjesë e kalendarit të përbashkët kulturor të Kosovës dhe Shqipërisë.

“Është kënaqësi për të gjithë publikun shqiptar dhe nder për mua si Ministre e Kulturës që për të dytin vit me rradhë së bashku me kolegët e DokuFest të prezantojmë edicionin erradhës të këtij festivali tashmë të rëndësishëm, jo vetëm për botën shqiptare por edhe në agjendat ndërkombëtare të kinemasë, si një nga markat më të mira të festivaleve që organizohen në trojet shqiptare.  Për ne është detyrë dhe krenari ta mbështesim, duke qenë se DokuFest bën pjesë në kalendarin e përbashkët kulturor të dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës, si një ndër gurët më të rëndësishëm të këtij kalendari i cili nuk kufizohet vetëm në shfaqje të filmave por shtrihet edhe përtej datave të festivalit dhe përtej Prizrenit.“ tha Znj. Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës së Republikës së Shqipërisë.

Drejtori Artistik i DokuFest, Z. Veton Nurkollari shprehu kënaqësinë që shfaqja e filmave në Tiranë të jetë si një pikënisje e Dokufest.

“Jemi të lumtur të rikthehemi në Tiranë dhe të një copëz të vogël të programit të madh të këtij edicioni të Dokfuest, për të cilin kemi punuar një vit dhe të cilin jemi krenar ta shfaqim në Prizren nga data 8-16 gusht “, tha Veton Nurkollari.

Të zgjedhura nga një numër rekord i mbi 3.000 aplikimeve, festivali do të prezantojë 228 filma nga 43 vende në 6 programe garuese dhe një numër të programeve speciale. Tema e festivalit këtë vit është migrimi, konteksti i tij shoqëror global dhe lokal si dhe pasojat, të cilat do të theksohen dhe hulumtohen në një numër të aktiviteteve, përfshirë panele dhe debate me filmëbërës dhe me ekspertë të ftuar ndërkombëtar dhe vendor. Një program i filmave të cilët fokusohen në çështjen e migrimit është krijuar ndërsa regjisori fitues i BAFTA Daniel Mulloy edhe këtë vit ka krijuar një kampanjë vizuale të mrekullueshme për temën e festivalit.

Filmat nga programi garues janë në thelb të festivalit dhe përzgjedhja e këtij viti sjell disa nga titujt më të mirë të filmave dokumentar si dhe atyre të shkurtër dhe eksperimental, në qytetin sharmant të Prizrenit dhe në kinematë e tij të hapura tanimë të njohura, deri tek  kinemaja më e re e shpallur këtë vit, the Dream Cinema (Kino Andrra).

DokuFest gjithashtu do të prezantojë një numër rekord të filmave shqip nga filmëbërës që jetojnë dhe punojnë në Kosovë, Shqipëri dhe jashtë. Festivali do t’i bëjë homazh njërit ndër filmëbërësve më të mëdhenjë botëror Albert Maysles, me shfaqjen e gjashtë filmave të tij, përfshirë filmat legjendar Gimme Shelter dhe Grey Gardens e poashtu edhe dy filmat e tij të fundit Iris dhe In Transit. Albert Maysles, i cili vdiq në fillim të këtij viti, në moshën 88 vjeçare, së bashku me vëllaun e tij David, ri-definuan filmëbërjen e dokumentarëve dhe ndikuan tek një brez i regjisorëve me aftësinë e tyre për të kapur realitetin ashtu siç ndodh.

Vieë From The World, programi jo-garues i festivalit prap do të sjell disa nga filmat më të mirë të këtij viti, përfshirë CITIZENFOUR, fitues i çmimit Oskar për filmin më të mirë dokumentar, The Ëolfpack, senzacionin e Sundance dhe fituesin e çmimit të jurisë atje si dhe The Pearl Button, fitues i çmimit për skenarin më të mirë në këtë edicion të Berlinale.

Program i pasur i këtij viti po ashtu përfshin programin e kuruar nga kritiku i filmit Neil Young e që është një studim i skenës së pavarur të filmit amerikan në programin e titulluar Uncharted States of America (Shtetet e Bashkuara të paeksploruara) dhe programin e Pamela Cohn që tanimë është një eksplorim i vazhdueshëm i muzikës në filmin dokumetar, në programin e titulluar Sound of my Soul (Tingujt e shpirtit tim).

Drejtori Ekzekutiv i DokuFest, Z.Eroll Bilibani foli për panelet, master klasat dhe punëtoritë që do të sjellin figura të njohura në fushat e tyre përkatëse dhe të trajtojnë llojllojshmëri temash që kanë të bëjnë me filmin dhe përtej.

Debati i titulluar “Ballafaqimi me të kaluarën” do të adresojë rolin e rëndësishëm që arti dhe kultura kanë në krijimin e vlerave të reja që do të mund të ndihmojnë në ballafaqimin me traumat e konfikteve të viteve të 90-ta. Një debat tjetër do të mbledhë panelistë të cilët do të diskutojnë për shqetësimet kryesore mjedisore dhe ndryshimet klimatike në rajon. Debatet do të mbahen në hapësirën e mrekullueshme të Muzeut të Hamamit, ndërsa biseda tjera që do zhvillohen aty përfshijnë deabtin mbi tregun e filmave të shkurtër, rolin e medieve në luftimin e korrupsionit, mbi dhunën seksuale gjatë konflikteve në Kosovë dhe Bosnje dhe Hercegovinë dhe pasojat për të mbijetuarit, dhe tre debate që do të shqyrtojnë temën e migrimit nga kënde të ndryshme.

Hapësira e Kino Klubit do të jetë nikoqire e ligjeratave të ndryshme përfshirë masterklasën me Lucy Walker, regjisore e nominuar dy herë për Academy Award, e cila do të ndajë këshilla për procesin dhe anën praktike të editimit të filmave dokumentar. Në bashkëpunim me Galerinë Kombëtare të Kosovës do të organizojmë ligjeratën me Vasif Kortun një shkrimtar, kurator dhe ligjerues i artit bashkëkohor nga Stambolli, i cili do të flasë për artin dhe ndryshimet urbane duke u fokusuar në punën e tij si në SALT, Istanbul – një institucion i cili është pjesë e shumë programeve dhe një arkive të gjerë të artit bashkëkohor dhe arkitekturës turke.

Punëtoria “Nëse sot shkoni në pyll…” do të bëjë bashkëpjesëmarrës që do të eksplorojnë sekretet e dramës dge filmëbërjes duke krijuar një performance në natyrë. Ndërsa Kino Prizreni rikthehet për të treten herë me rradhë, duke bërë bashkë filmëbërësit nga e gjithë bota për të shkruar, xhiruar, edituar filmat e tyre me një buxhet jo-ekzistues dhe me pajisje dhe ekpertizë të përbashkët. Punëtoria Balkan Documentary Center Discoveries 2015 do të bëjë bashkë profesionistë me projekte të dokumentarëve me një potencial ndërkombëtar që t’i paketojnë ato për tregun e filmave.  Ndërsa partnerët e Dokufest CORNERS do të sjellin tre punëtori të cilat përfshijnë një performancë që do të kombinojë teatrin, muzikën dhe poezinë; një instalacion public mbi nocionin e “shtëpisë” dhe një ekspozitë me shtëpi të zogjve.

Edicioni i dymbëdhjetë i DOKUPHOTO do të paraqesë punën e fotografit nga Shqipëria Enri Canaj. Do të ekspozohen fotografitë e tij të cilat dokumentojnë dëshpërimin e një grupi emigrantësh nga Siria të cilët arrijnë në bregdetin grek. Enri Canaj poashtu do të jetë pjesë e një masterklase, duke treguar punën dhe praktikën e tij fotografike.

DOKU:TECH do të jetë vendtakim i mendjeve të ndritura të brezit të ardhshëm për të eksploruar dhe eksperimentuar me teknologji ku do të diskutohen njohuritë e hapura dhe inovacionet e teknologjisë në mbarë botën me protagonistët kryesorë të këtyre zhvillimeve. DOKU:TECH do të mbahet në datat 8-9 gusht në DokuFest në Prizren, do të ofrojë frymëzim dhe një eksperiencë unike për të  gjithë pjesëmarrësit që do të kenë mundësi të përfshihen, të jenë aktiv, të dëgjojnë dhe gjithashtu të sfidojnë folësit gjatë prezentimeve.

DokuKids apo festival i fëmijëve është i strukturuar rreth të vegjëlve të cilët do të jenë të përfshirë në dy punëtori të dizajnuara me kujdes, që do të shërbejnë si platforma të të menduarit dhe argëtimit të tyre. Fëmijët do të mësojnë për teknikat e filmit dhe artit të performancës duke reflektuar mbi aspekte të ndryshme të jetës së tyre. Rezultati përfundimtar do të jetë një performancë e bukur në Rrugën e Farkatarëve në Prizren si dhe një film i stop motion i krijuar nga ata.

Program i koncerteve të muzikës DokuNights do të bëjë bashkë artistë nga zhanre të ndryshme muzikore. E gjitha do të filloj më 8 gusht me Ah! Kosmos, Tijana T dhe Alien no. 155 – trio që përfaqësojnë Stambollin, Beogradin dhe Tiranën, të cilat do të bashkohen për herë

të parë për të filluar udhëtimin e DokuNights. Gnučči do të vazhdojë me ritmin e saj energjetik duke na sjellë një dimension të gjerë muzikor dhe këngë bombastike. Ndërsa në natën e tretë të DokuNights do të performojë grupi legjendar nga Rusia, Messer Chups. Pastaj, TRITONIK nga Mauritius do të kombinojë në b ritmet afrikane dhe ngjyrat orientale nën hijen e këngëtarit blues.  Grupi Kosovar Bloody Foreigners do të sjellë perfromancën e parë live të dy albumeve të tyre ndërsa sinergjia në mes të Seba dhe MC Lowqui do të sjellë një natë që do të reprezentojë drum n’ bass në verzionin e tij më të zëshëm dhe mprehtë. Dhe në fund, zana jonë magjike, Nezafete Shala dhe grupi i saj, do ta sjellin udhëtimin në një gjendje të paqes dhe gëzimit me këngët e tyre plot dashuri.

Muzikantë tjerë që do të performojnë në skenën e Andrrës të DokuNights janë: Marcel Fengler, Hajdar Berisha, Garazhë (Ergen + Pinkmetal), Nire, Wild Baby/Seve Neves, Loni, Trashmango, Ygretmen, Karamucho, Toton & Liburn Jupolli, Goce, High Roll.
Previous Post Next Post