Loading...

Jep Dorëheqjen Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras

Je Dorëheqjen Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, ka njoftuar se jep dorëheqje, për t’iu hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme.

Tsipras është përballur me një rebelim brenda partisë së tij Syriza, për shkak të marrëveshjes së re për ndihmë nga kreditorët ndërkombëtarë.

Greqia ka marrë të enjten këstin e parë, në vlerë prej 13 miliardë eurosh, i cili i ka mundësuar t’i paguajë borxhin Bankës Qendrore Europiane dhe të shmangë falimentimin.


Por, masat e kursimit, që kanë qenë kusht për paketën e re të ndihmës, kanë zemëruar shumëkë në partinë e Tsiprasit.

Tsipras ka rënë dakord për shkurtime të mëdha të shpenzimeve në sektorin publik.

Ai ka thënë të enjten se do të kërkojë votën e popullit grek për të vazhduar programin e qeverisë së tij.

Dorëheqja e Tsiprasit vjen rreth shtatë muaj pasi partia e tij Syriza ka marrë pushtetin.
Jep Dorëheqjen Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras Jep Dorëheqjen Kryeministri i Greqisë, Aleksis Cipras Reviewed by Marion Mardodaj on 8/20/2015 09:17:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.