Loading...

E vërteta e Alienëve, Ëngjëjve dhe Lartësimit

E vërteta e Alienëve, Ëngjëjve dhe Lartësimit

 Në termat e ndërgjegjes dhe evolucionit shpirtërorë, lartësimi, në thelb, mund të mendohet si gjendja më e lartë e njeriut.

Është zgjerimi i perceptimit të mendjes dhe kuptimi i qartë i të qenit një e Krijuesin. Një me Universin.

Çdokush që kërkon ngritjen mendon se lartësimi është të bërit të diçkaje që konsiderohet vibrim i ulët, dhe lartësimin e saj në një vibrim më të lartë.

Prandaj shumë tradita shpirtërore synojnë të arrijnë shpërbërjen e egos njerëzore (vetveten e ulët) në mënyrë që të kuptojnë natyrën e vërtetë të qenies njerëzore; të qenies më të lartë njerëzore.

Lartësimi, në kuptimin e vërtetë të botës që jetojmë, nuk do të thotë se një trup fizik ngrihet nga toka përmes ajrit për të mbërritur në Parajsë.

Një përshkrim më i saktë mund të ishte sjellja e Parajsës në tokë duke ngritur vibrimin e ulët dhe zhvendosjen e qenies sonë jo fizike në një gjendje më të lartë vibrimi.

Në kuptimin metafizik, lartësimi do të thotë ndryshim i ndërgjegjes së koshiencës dhe hyrje në realitete dhe plane të tjera të ekzistencës përmes qëllimit të mendjes.

Është pak a shumë si të ndërrosh kanalin në një radio. Kur e çoni radion në një frekuencë të caktuar, jeni në një linjë vibracioni me të, në të cilën ju ekzistoni.


Si është e mundur?
Bota jonë materiale, në thelbin e saj është e përbërë nga molekula të përbëra nga atome, të cilat derivojnë nga copëza subatomike - protonet dhe elektronet. Këto protone dhe elektrone nuk janë gjë tjetër veçse në 99.99% të tyre, hapësirë boshe.

Kur prekni duart tuaja me njëra-tjetrën, kjo nuk është gjë tjetër veçse një hapësirë boshe që prek më shumë hapësirë boshe, që ka pak më shumë energji rrotulluese. Përbërësit e të gjitha lëndëve nuk kanë absolutisht një strukturë fizike.

Kështu që ideja e realitetit fizik, në fakt është jo ekzistente. Kjo gjë të çon në mendimin se ne jemi thjeshtë ndërgjegje - vetëdije, dhe i gjithë Universi një mori frekuencash vibracioni.

Mendimet tona krijojnë realitetin në të cilin udhëtojmë e manifestojmë çdo përfundim dhe rrethanë tonën. Çdo mendim ka vibrimin e tij, duke qenë se Universi nuk është i përbërë nga gjëra, por nga rrjete të energjisë vibratore.

Ky realizim përhapet efektivisht kur hyjmë në Universin e vetë-ndërgjegjes dhe përmes vetë-ndërgjegjes, dhe fitojmë kuptimin se ekzistojnë qenie të tjera me energji, të cilat mund të ekzistojnë në një nivel më të lartë platforme vibrative të realitetit.

Në këto plane alternues të realitetit, ju mundeni dhe me siguri do të donit të takonit këto forma të tjera të jetës. Që mund të përfshijnë qenie-ëngjëj, krijesa-alienë dhe të tjera "qenie jo fizike" që mund të udhëheqin drejt çlirimit të vetvetes. Duke treguar kështu hapat që duhet të ndërmerrni në mënyrë që të arrijmë ndriçimin e përhershëm. Pushtimin e vetes, dhe vdekjen e egos.

Shumë njerëz mendojnë se kjo lloj ekzistence nuk mund të ndodhë në formën fizike të tanishme. Mendojnë që kjo lloj lidhjeje - lidhja e fizikes dhe jo fizikes apo e njeriut me hyjnoren - është thjeshtë shumë larg spektrit të realitetit.

Por nëse e mendojmë Universin si shumëdimensionarë me shtresa dhe mbishtresa të energjisë dhe frekuencave vibratore, atëherë kjo nuk është e vështirë për t'u kuptuar. Nuk jemi kurrë vetëm, ekzistojnë qenie që jetojnë me ne, por, përtej spektrit pamorë të syve tanë fizikë.

Kur ngremë nivelin e vibrimin tonë, ne zgjerojmë nivelin e dijes-vetëdijes, duke u bërë kështu ndërgjegjja kozmike e njëriut të mishëruar. Kjo na çon të kuptojmë më shumë, që ekzistojnë botë mbi botë, të cilat e kapërcejnë ekzistencën tonë të të gjitha kohërave.

Ka ardhur koha të sjellim Perëndinë këtu në tokë e të arrijmë çlirimin e njeriut. Një jetë ku mendimet tona krijojnë në mënyrë fluide realitetin tonë - duke u bërë kështu çfarë kemi dëshiruar, krijuesit e vërtetë/thespiritscience/.
E vërteta e Alienëve, Ëngjëjve dhe Lartësimit E vërteta e Alienëve, Ëngjëjve dhe Lartësimit Reviewed by Marion Mardodaj on 8/20/2015 11:54:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.