Loading...

4 Mënyra Hyrjeje në Forcat Madhore Kreative të Mendjes

4 Mënyra Hyrjeje në Forcat Kreative të Mendjes
Nga Frank M. Wanderer Ph.D.
  Kemi lexuar dhe dëgjuar me dhjetëra herë që ne nuk e përdorim të gjithë kapacitetin e trurit tonë, por përdorim vetëm një pjesë të vogël të tij në përditshmëri. Përdorimi maksimal i potencialeve të mendjes do t'i shtonte një forcë të madhe personalitetit. Prandaj ngrihet pyetja, si mund të kemi akses në forcën kreative të mendjes?

Robërimi i mendjes
Forca kreative e mendjes është e aksesueshme në momentin e tanishëm, këtu dhe tani. Duhet të jetojmë në momentin e tanishëm e të përqendrojmë energjitë në momentin aktual në mënyrë që të jetojmë të plota jetët tona. Jemi në gjendje të shijojmë vetëm lumturinë dhe kënaqësinë e momentit të tanishëm. Nëse mendja jonë endet në të shkuarën apo të ardhmen, mundësitë e hapura në momentin e tanishëm do të mbyllen dhe nuk do jemi në gjendje të aksesojmë forcat kreative të mendjes, por do jemi të robëruar nga ajo.

Të qenit të robëruar nga mendja, do të thotë që ose jemi të burgosur nga e shkuara, ose jetojmë në një të ardhme imagjinare. Nëse në të shumtë e orëve kur jemi zgjuar mendja jonë angazhohet në të shkuarën ose në të ardhmen, në të shumtën e rasteve nuk do të jemi në gjendje të veprojmë në mënyrën e duhur në të tashmen.

Në të shumtën e rasteve, mendja qëndron e mbyllur në burgun e së shkuarës, në një ngjarje të papëlqyeshme për ne. Mendimet tona kthehen prapa në këtë ngjarje. Do të donim të ndryshonim drejtimin e ngjarjeve, ose shqetësohemi se çfarë mund të mendojnë të tjerët për ne për shkak të një sjellje të pahijshme që kemi bërë në të shkuarën.

Një mënyrë tjetër e të qenit të burgosurit e mendjes sonë, është të jetuarit një të ardhme imagjinare, ose një të ardhme të dëshiruar. Kur i mobilizojmë energjitë tona për t'i bërë të vërteta këto imazhe të së ardhmes, ne ecim verbërisht përpara mundësive që na paraqiten.

Një dimension karakteristik i burgosjes së mendjes është se, zakonisht mendja është refuzuese, madje edhe armiqësore ndaj momentit aktual. Kështu që mendja jonë është në një betejë të vazhdueshme me të tashmen, dhe është pikërisht kjo betejë që na mban të burgosur.

Të jetuarit në burgun e mendjes, do të thotë se nuk e kemi nën kontroll jetë tonë, por thjeshtë endemi në iluzionet e gjeneruara nga mendja, dhe në të shumtën e rasteve e kemi të pamundur të veprojmë në çastin aktual.

Aksesi në fuqitë kreative të mendjes
Le të shohim disa metoda që mund të bëjnë të kemi akses në forcat kreative të emndjes, dhe që mund të na çlirojnë nga burgosja e saj.

1. Duhet ta kalojmë të shkaurën. Asnjëri nuk ka qenë kurrë në gjendje të ndryshojë të shkuarën, kështu që e gjithë energjia që shpenzojmë për të shkuarën është energji e shkuar dëm. Përqendrojini enerjgitë në momentin aktual, qëndroni vigjilent dhe të ndërgjegjshëm në lidhje me çdo gjë që ka lidhje me momentin e tanishëm.

2. Mos kini frikë nga e ardhmja, derisa e ardhmja nuk është një realitet, është thjeshtë një prijeksion i mendjes. Ekziston vetëm momenti aktual.

3. Planet e së ardhmes mund të bëhen realitet vetëm me anë të veprimeve të së tashmes. Vetëm tani dhe në këtë moment jemi në gjendje të bëjmë atë që do të ndikojë në të ardhmen. Nëse jemi me të vërtetë prezent këtu dhe tani, dhe jemi në gjendje të jemi të lumtur tani dhe këtu, nuk do të kemi probleme në të ardhmen. E ardhmja është, gjithashtu, thjeshtë momenti aktual.

4. Le ta pranojmë momentin aktual ashtu siç është, dhe të mos luftojmë kundër tij. Mos e shihni momentin aktual si një armik, mos e gjykoni atë. Braktiseni këtë betejë, dhe thjeshtë jini prezent këtu dhe tani. Kthejeni vëmendjen dhe qëndroni vigjilent ndaj çdo gjëje që po ndodh përpara syve tuaj në çastin aktual./Waking Times/
4 Mënyra Hyrjeje në Forcat Madhore Kreative të Mendjes 4 Mënyra Hyrjeje në Forcat Madhore Kreative të Mendjes Reviewed by Marion Mardodaj on 8/22/2015 11:11:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.