Shqetësime kur ju thonë "Turp të kesh. Nuk duhet të ndjehesh kështu!"

Nga Ph. D. Jeremy E Sherman
Mos jeni nga ata njerëz që thoni gjëra si, "Pse duhet të jem i inatosur? Nuk kam arsye të jem i inatosur." Apo zilia? Do të ishte diçka jo e mençur për mua të ndihem ziliqar."

Mos ndiheni në siklet kur njerëzit ju sugjerojnë se duhet të përjetoni emocione që i konsideroni të pamoralshme, si xhelozia, frika, pasiguria apo inati? Keni akuzuar ndonjherë dikë se ju ka shkaktuar emocione negative, për t'i treguar se është në rrugën e gabuar?

Nëse po, atëherë është mirë të keni parasyshë paragrafin e mëposhtëm:

Ekzistojnë njerëz të mirë dhe të këqinj. Për të qenë njeri i mirë, duhet të punoni për t'u pastruar nga emocionet negative. Me pak praktikë, nuk do t'i keni më. Më pas do veproni sipas emocioneve tuaja, sepse, me një zemër të pastër, të gjitha emocionet do jenë të mira.

Asnjëri nuk e thotë kaq shkoqur, por në fakt kjo është çështja e përgjithshme. Ka rrënjë në religion (gjashtë mëkatet vdekjeprurëse janë emocione) dhe jetojnë në shumë praktika shpirtërore që lartësojnë emocionet, si dashuria, dhembshuria, kënaqësia dhe pozitiviteti, dhe largojnë emocione si frika, inati, xhelozia dhe negativiteti.

Ideja këtu është se nëse kultivoni emocionet e drejta dhe mohoni ato mëkatare, do shkoni aty ku ndjeni emocionet e duhura, duke iu larguar emocioneve të gabuara.

Nëse i kushtoni vëmendje vetes tuaj çdo herë kur keni emocione negative, për të cilat ndjeni turp, nuk do t'i keni më, dhe do të pushoni së kushtuari vëmendje.

Nëse orvateni për të arritur në atë gjëndje që të keni vetëm emocione negative, nuk do t'i keni më, thjeshtë sa do shtrembëroni përcaktimin e këtyre emocioneve duke pretenduar se i keni, kur në fakt nuk i keni.

Një qasje alternative do të funksiononte më mirë.

Bëhuni tolerantë duke pranuar çdo emocion që ndjeni. Mos ndjeni turp nga asnjë emocion. Por veproni me to në mënyrë përzgjedhëse.

Dekadat e fundit, psikologët kanë kuptuar se emocionet janë të integruara me arsyetimin e mirë. Ato janë monedha e brendshme, nga e cila fitojmë. Pendimi, për shembull, bën të përqendrohemi në një mënyrë që të shmangim gabimet e së shkuarës. Frika na paralajmëron nga situatat e rrezikshme. Inati na motivon të gjejmë një mënyrë për të qëndruar me këmbë në tokë, kur jemi të dërrmaur.

Kjo mund të nënkuptojë se emocionet janë të vërteta, subkoshienca jonë di më shumë se arsyeja, se si të veprojë.

Ekziston edhe një interpretim tjetër, jo se ndjenjat janë të gjithëdijshme, por janë të plotfuqishme: Karakteri ynë i plotfuqishëm krijon realitetin.

Të gjithë përjetojnë të gjitha llojet e emocioneve, madje edhe ata që angazhohen në fushata shteruese të pastrimit të emocioneve negative. Duke pasur parasyshë ndryshimet e temperamenteve, përzierjet e emocioneve janë të ndryshme në individë të ndryshëm. Disa janë më të padurueshëm se disa të tjerë. Është e vërtetë që emocionet janë të integurara me arsyen, nuk janë fjalë të ndonjë profeti. Shpesh janë të devijuara nga rrethanat.

Pendesa bën të mësojmë nga gabimet, kur nuk ekziston gjë për të mësuar. Krenaria është mënyra që duhet të ndjehemi për të përforcuar vendimet e mira, kur praktikisht jemi duke marrë vendime të gabuara. Inati është mënyra që ndihemi për të qëndruar brenda karakterit tonë, kur jemi të lodhur.

Pra, sfida është kjo: Do të bëjmë gjëra më të mira kur do pranojmë dhe përqafojmë ndershmërisht të gjitha emocionet që ndjejmë, por jo nëse i besojmë të gjitha. Dhe në fakt kjo gjë është e vështirë, sepse, emocionet rrezikojnë të bëhen të besueshme.

Më pëlqen shprehja "emocionet bëjnë mjeshtër të këqinj, dhe shërbëtorë të mrekullueshëm," por mendoj se kjo është diçka jo e plotë.

Cila supozohet të jetë mjeshtëria më e mirë se emocionet? Arsyeja. Kështu që sipas thënjes, arsyeja duhet të shkojë e të gjejë emocione për të punësuar, në mënyrë që t'i shërbejnë saj.

Por, si shërbejnë emocionet? Si motivatorë që promovojnë atë që arsyeja vendos të bëjë. Marrëdhënja mes arsyes dhe emocioneve është më shumë rrethore seç thotë shprehja.

Arsyeja duhet të jetë zotëruesja e emocioneve në mënyrë që t'i shërbejë arsyetimit duke e motivuar. Pak a shumë si studentët që ngacmojnë profesorët e tyre, apo sportistët kur i kundërvihen tranjerëve të tyre. Mendoja prej një kohe të gjatë që mësimdhënja është një profesion me dy kuptime. Jemi shërbëtorë të punësuar nga studentët për të qenë udhërrëfyesit e tyre.

Për ta vendosur në një tjetër kontekst, arsyeja është udhëzuesja më e mirë për të pikasur emocionet që duhen kultivuar, që motivojnë arsyjen.

Përpjekja për të klasifikuar se cilat emocione janë të mira dhe cilat duhen injoruar, duke pretenduar njëkohësisht se nuk keni emocione negative, është njësoj sikur të menaxhosh punonjës, të cilët nuk i konsideron pjesë e stafit tënd.
Previous Post Next Post