Loading...

SHBA mbështesin sulmet ajrore të Turqisë ndaj ISIS

SHBA mbështesin sulmet ajrore të Turqisë ndaj ISIS
Shtetet e Bashkuara po e mbështesin ofensivën ajrore dhe me artileri që ka nisur Turqia në dy drejtime, kundër militantëve të Shtetit Islamik në Siri dhe ndaj rebelëve kurdë në Irak.

Një zëdhënës i Shtëpisë së Bardhë tha se fillimi i ofensivës kundër objektivave terroriste ishte e drejtë e Ankarasë, përfshirë goditjen ndaj Partisë Punëtore të Kurdistanit, PKK, të premten gjatë natës në Irakun verior. Kjo është ofensiva e parë kundër grupit të ndaluar me ligj në Turqi, që nga shpallja e marrëveshjes së paqes më 2013.

TurqIa ka kërkuar një takim të posaçëm të martën të vendeve anëtare të NATO-s, për të diskutuar mbi shqetësimet e sigurisë.

Aleanca tha se takimi ishte kërkuar “bazuar tek serioziteti i siutatës pas sulmeve terroriste gjatë ditëve të fundit.”

PKK tha se marrëveshja e paqes me Ankaranë kishte humbur tërësisht kuptimin pas sulmeve ajrore të Turqisë..
SHBA mbështesin sulmet ajrore të Turqisë ndaj ISIS SHBA mbështesin sulmet ajrore të Turqisë ndaj ISIS Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2015 07:14:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.