Loading...

Rritet me 49% prodhimi ullirit në Shqipëri


Përqendrimi i subvencioneve për kultivimin e ullirit pas vitit 2010, solli një rritje të prodhimit për këtë kulture në rreth 49 për qind në katër vitet e fundit. Mirëpo duket se, procesi i prodhimit është i ekspozuar mjaft ndaj kushteve klimetarike sidomos në dy vitet e fundit.

Kulmi i prodhimit arriti në vitin 2012, me 125 mijë tonë me një rritje gati dyfish në krahasim me 2011. Por dy vitet e mëvonshme 2013 dhe 2014 prodhimi i ullinjve nuk ka qenë kaq i bollshëm duke pësuar rënie përkatësisht me 26 dhe 21 për qind.

Përfaqësuesit te fabrikës së Vajit të Ullirit, shprehen se, prodhimi i ullirit vitet e fundit është ekspozuar gjithnjë e më shumë ndaj ndryshimeve klimaterike.

Reshjet dhe lagështira e madhe në pranverë dhe një verë e thatë nuk e favorizojnë prodhimin, i cili pavarësisht investimeve të mëdha shihet të jetë i rriskuar nga tekat e motit.

Duke qenë se, ulliri përgjithësisht ka një treg të garantuar ose nëpërmjet shitjes kokërr ose vajit, fermerët kanë shtuar kujdesin dhe kanë përmirësuar varietetin e ullinjve duke e rritur rendimentin për rrënje.
Kështu nga 11 kilogram për rrënjë që ishte rendimenti për një rrënje në vitin 2000 në vitin 2014 llogaritet në më shumë se, 16 kg për rrënjë.
Rritet me 49% prodhimi ullirit në Shqipëri Rritet me 49% prodhimi ullirit në Shqipëri Reviewed by Marion Mardodaj on 7/30/2015 03:39:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.