Loading...

Pijet e gazuara dëmtojnë edhe personat e dobët fizikisht

Konsumimi i rregullt i pijeve me gaz të pasura me sheqerna rrit shancet për zhvillimin e tipit 2 të diabetit, edhe tek personat e dobët.

Shkenctarët britanikë, në një studim të fundit, sugjerojnë se zgjidhja për pakësimin e numrit të personave me diabet është moskonsumimi i pijeve me gaz.

“Përfitimet do të jenë tek të gjithë ata që do të reduktojnë pijet e gazuara, pavarësisht peshës që kanë”, shprehet për BBC doktor Fumiaki Imamura, drejtuesi i studimit.

Studimet kanë paralajmëruar prej kohësh për lidhjen që ka mes obezitetit, pijeve me sheqer e ëmbëlsues artificialë, dhe diabetit. Por studimet e fundit kanë vënë re se diabeti ndonjëherë është i lidhur drejtpërdrejt me konsumimin e pijeve të gazuara, pavarsisht peshës trupore. Megjithatë, studiuesit paralajmërojnë se masa e reduktimit të tipit 2 të diabetit nuk mund të ulet vetëm duke hequr konsumimin e pijeve të ëmbla me gaz, por për këtë rekomandohet dhe aktiviteti fizik e masa të tjera..
Pijet e gazuara dëmtojnë edhe personat e dobët fizikisht Pijet e gazuara dëmtojnë edhe personat e dobët fizikisht Reviewed by Marion Mardodaj on 7/22/2015 10:50:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.