Loading...

NASA zbulon një planet të jetueshëm të ngjashëm me tokën

 NASA konfirmoi sot gjetjen e një planeti të ngjashëm me Tokën. Në një konferencë për shtyp, NASA bëri të ditur  zbulimin e një planeti shumë të ngjashëm me Tokën nga teleskopi hapësinor Kepler, i cili ndodhet në Rrugën e Qumështit. Pretendohet se planeti mund të ketë ujë në hapësirë.

Astronomët kanë zbuluar planetin “Toka 2″, i cili ndodhet në një zonë të jetueshme dhe që rrotullohet rreth një dielli të ngjashme me tonin. Planeti është quajtur Kepler-452b.

Sipas shkencëtarëve të NASA-s, ai përmban ujë, ndonëse më pak sesa planeti ynë, por mjaftueshëm për të vazhduar, sipas përllogaritjeve edhe 500 milion vitë të tjera.NASA2

Kepler 452B ndodhet në yjësinë Cygnus, 1400 vite dritë larg. Ylli i tij është 6 miliardë vjeç, 1.5 miliardë më shumë sesa Dielli ynë.

NASA thotë se, zbulimi është një tjetër arritje e objektivit për të gjetur një “Tokë” tjetër.

Gjithashtu u bë e ditur se janë dhe 11 planetë të tjera kandidate ku mund të zhvillohet jeta.
NASA zbulon një planet të jetueshëm të ngjashëm me tokën NASA zbulon një planet të jetueshëm të ngjashëm me tokën Reviewed by Marion Mardodaj on 7/23/2015 11:06:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.