Kurorëzohen Miss & Mister Turizmi 2015 në Durrës

Kurora u mor nga Irini Tepshi dhe Reidi Shehi 

Me spektaklin veror të bukurisë Miss & Mrs Turizmi janë mbyllur dhe ditët e turizmit 2015 në qytetin bregdetar të Durrësit.. I zhvilluar në mjediset e brendshme të universitetit “Albania College”, ky spektakël veror i bukurisë rinore, solli surpriza të shumta në 10-vjetorin e tij.
Sfilata në pasarelë e konkurentëve e ndërthurur mjaft bukur me muzikën dhe veshjet e stilizuara me motive popullore, muzika e perzgjedhur e interpretuar nga këngëtarë të njohur, grupi i valleve dhe të ftuarit e shumte i dhane spektaklit ngjyra dhe larmi të vecantë.

Për kurorën e Miss dhe Mrs Turizmi konkuruan 32 vajza dhe djem nga disa qytete të Shqipërisë. Juria e përbërë nga emra dhe personalitete të shquar në fusha të ndryshme të artit, kulturës, medias, sportit etj, vlerësuan me çmime të ndryshme disa prej konkurentëve në spektakël. Ndërkohë që konkurentët pjesmarrës të kësaj gare bukurie ekspozuan veshje dhe kostume popullore të krahinës apo trevës nga vinin.

Gjithashtu gjatë ditëve të turizmit në ambiente të ndyshme të sheshit qëndror Durres, galerinë e arteve “Nikolet Vasia”, etj, u ekspozuan punime të ndryshme të artit e traditës popullore shqiptare, ushqime e gatime tradicionale, qylima me motive popullore, pra një larmi ekspozimesh nga mjeshtrat e mjeshtret shqiptarë. Nata finale e miss dhe mister turizmit 2015, mbylli dhe aktivitetet e zhvilluara në kuadrin e ditëve të turizmit 2015. Në fund juria vendosi për çmimin e madh të këtij spektakli, ku Miss Turizmi u shpall Irini Tepshi, ndërkohë Mrs Turizmi u shpall Reidi Shehi. Vajza dhe djali fitues të këtij spektakli, mbajnë njëkohësisht dhe kurorën e Miss & Mrs Durrësi 2015.
Previous Post Next Post