Loading...

Erion Veliaj betohet si kryetari i ri i Bashkisë Tiranë


Pas betimit si kryebashkiak i ri i Tiranës, Veliaj mbajti një fjalim përpara këshilltarëve të bashkisë së re të Tiranës ku theksoi se kjo është një ditë mjaft e rëndësishme, pasi është dita kur qytetit do t’i shërbehet me kohë të plotë. Veliaj nuk i ka kursyer akuzat për paraardhësin e tij në krye të bashkisë së Tiranës, që sipas tij ka dështuar për ta kthyer bashkinë në  rregullatore të marrëdhënieve në komunitetit, duke bërë që njerëzit të humbin besimin, duke gjetur zgjidhje individuale.


“Jemi të gjithë dëshmitarë se shumë gjëra nuk kanë funksionuar në bashkinë e Tiranës. Njerëzit kanë humbur besimin, duke gjetur zgjidhje individuale. Bashkia ka dështuar të përmbushë misionin si rregullatore e marrëdhënieve në komunitet. Probleme në ujësjellës, mungesë parkimi, mungesë tregjesh, shërbimi urban. Kur bashkia dështon të bëjë bashkinë, fryma e komunitetit zhbëhet duke shkaktuar më shumë rrëmujë. Nga sot  kjo merr fund. Secili duhet të bëjë pjesën e tij për komunitetit”, tha Veliaj. Kryebashkiaku i ri ka kërkuar nga qytetarët të tregojnë durim, edhe pse është i ndërgjegjshëm se pritshmëritë janë mjaft të mëdha.
Erion Veliaj betohet si kryetari i ri i Bashkisë Tiranë Erion Veliaj betohet si kryetari i ri i Bashkisë Tiranë Reviewed by Marion Mardodaj on 7/30/2015 03:30:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.