Loading...

8 Ushqime që luftojnë kancerin

Sipas American Cancer Society, afërsisht 1.16 milion njerëz do diagnostikohen me kancer këtë vit dhe rreth  589,430 prej tyre do ta humbin luftën kundër kancerit. Kanceri është shkaku i dytë kryesorë i vdekjeve në SHBA, dhe të dhënat tregojnë se në vitin 2030, mund të jetë shkaku kryesorë i vdekjeve - duke ia kaluar kështu edhe sëmundjeve të zemrës.

Megjithëse disa lloj terapishë janë të suksesshme në luftimin kunder kancerit, të tjera nuk janë rezistente ndaj kësaj sëmundjeje rrëqethëse.

Është fakt që kanceri i trashëguar zë nga 5 në 10 përqind të të gjitha llojeve të kancereve. Pra, po sa i përket pjesës tjetër? Këto kancere shkaktohen nga faktorët ambjental dhe stili i jetesës, si ndotësit, duhanpirja, dieta, stresi dhe inaktiviteti fizik.

Qelizat e shëndosha nuk bëhen kancerogjene brenda natës. Në të vërtetë, shumë nga ne, janë fare pranë kancerit, pa e ditur. Autopsitë e disa personave që kanë vdekur në aksidente automobilistike apo në luftëra të ndryshme, nxorrën në pah shenja kanceri.

Sistemi ynë imunitarë bën një punë fantastike, duke penguar qelizat që shkaktojnë kancer apo të tjera qeliza që shkaktojnë sëmundje të ndryshme, që të dëmtojnë shëndetin. Fatkeqësisht, sa më shumë plakemi, akumulimi i dëmit që është shkaktuar nga toksinat, stresi, dieta e varfër, dhe faktorë të tjerë të stilit të jetesës, e dobësojnë sistemin imunitarë duke e bërë të pamundur atë të funksionojë në mënyrë efektive.

Qelizat kancerogjene ndryshojnë nga ato normale, pasi ato shumëfishohen më shpejt dhe nuk i nënshtrohen apoptosis (proçesit normal të vdekjes së qelizave). Qelizat kancerogjene formojnë enë gjaku jonormale dhe i furnizojnë ato me ushqyes që nxisin rritjen e tyre dhe përhapen në organet e tjera (metastaza).

Ndërsa terapitë antikancer implementohen pas zhvillimit të kancerit, ushqyesit e duhur ndihmojnë në ndalimin e avancimit të tij.

1. Karçofi përmban përbërës si quercetin dhe cynarin, që eliminojnë qelizat kancerogjene.

2. Brokoli dhe filizat e brokolit janë zarzavate të fuqishme antikancer që i përkasin familjes "cruciferous". Përmbajnë një substancë të quajtur glucosinolates, e cila rrit nivelin e detoksifikimit të prodhimit të enzimave, rikthen apoptosat në qelizat kancerogjene, dhe bllokon metastazat. Veç brokolit dhe filizave të brokolit ekzistojnë edhe një sërë crucifer-ë që përmbajnë një sërë elententesh antikancer: lakra kineze, lakërishtet, rukola, lakra jeshile dhe rrepat.



3. Shafrani i Indisë është një erëz, e cila e merr ngjyrën e verdhë të saj nga një përbërës të quajtur curcurmin. Curcurmin është një përbërës antiinflamator dhe antioksidant që e frenon selektivisht progresimin e kancerit në mënyra të ndryshme. Ky lloj shafrani rritet githashtu edhe në Avganistan dhe në shtete të ndryshme të azisë Jugperëndimore. Përdoret në gatime të ndryshme. Është e rëndësishme që në gatime të përdoret sipas recetave përkatëse, pasi ka një shije karakteristike.


4. Kërpudhat reishi forcojnë aftësinë e sistemit imunitarë për të vrarë qelizat kancerogjene, sepse ia heq qelizave kancerogjene sipërfaqen e specializuar që i bën ato të padukshme ndaj qelizave imune. Në konsumimin e këtyre kërpudhave, këshillohet që t'i kushtohet vëmendje e veçantë ose të pyeten njerëzit e specializuar përpara se të konsumohen, pasi janë të ngjashme me disa lloj kërpudhash helmuese.


5.  Manaferrat përbëhen nga ushqyesh që shkatërrojnë kancerin, të cilët funksionojnë duke aktivizuar më shumë se 200 gjene antitumoriale që nxisin vdekjen e qelizave.
Manaferrat


6. Peshqit me yndyrë të mirë si salmoni përmajnë yndyrna omega-3, të cilat janë esenciale në rritjen e pridhueshmërinë së enzimave detoksifikuese që luftojnë kancerin. Një tjetër formë omega-3 quhet ALA, dhe mund të gjendet tek arrorrët dhe bërthamat.


7. Çajërat përmbajnë përbërës antioksidant të quajtur catechin. Veçanërisht çaji jeshil, përmban një catechin-ë të fuqishme të quajtur EGCG, e cila njihet të pengojë zhvillimin e kancerit në nivelin e ADN-së. Studimet kanë treguar gjithshtu se polifenoli (një substancë antioksidante) në çajin jeshil, të zi, të bardhë dhe atë të kuq, aktivizon apoptozat në kancerin e prostatës.

8. Vezët përmbajnë vitaminë D. Vitamina D nxit shkatërrimin e qelizave kancerogjene. Vitamina D mund të përftohet edhe përmes rrezatimit diellorë. Por duhet bërë kujdes, pasi ekspozimi i tej mase në Diell nxit kancerin e lëkurës.

Dieta luan një rol të rëndësishëm në parandalimin e kancerit. Veç ushqimeve që shfaqëm më lart, sigurohuni që  të pini sa më tepër ujë gjatë ditës, të ushqeheni me një sërë frutash dhe zarzavatesh, ushqimet gatuajini me erëza dhe barishte, dhe për meze përdorni sa më shumë proteina të pasura me fibra dhe bërthama, si bajamet, arrat, farat e kungullit dhe farat e lules së diellit. Duke ndjekur një dietë të shëndetshme, trupi do jetë në gjendje të ruajë një sistem të fuqishëm imunitarë dhe shëndet optimal.
8 Ushqime që luftojnë kancerin  8 Ushqime që luftojnë kancerin Reviewed by Marion Mardodaj on 7/27/2015 08:52:00 PM Rating: 5
Loading...
Powered by Blogger.