10 shenjat që tregojnë se partneri ju ka tradhtuar

Tradhtia është pjesë e jetës, ndodh shpesh, në çdo stinë dhe në çdo fushë, veçanërisht në lidhjet intime apo bashkëshortore. Ata që mendojnë se është e pamundur të tradhtohen, janë shumë mbrapa në kohë. Ja dhjetë shenjat e Francisco Serena’s që tregojnë, fatkeqësisht, se ju ka tradhtuar:

1. Refuzim të vazhdueshëm  të mënyrës së të ushqyerit ose ndryshim frekuent të sjelljes së të ushqyerit: Pretendon se nuk dëshiron të hajë në shtëpi së është vonë apo gjëra të tilla. Në fakt kjo është një budallallëk dhe e bërë prej të paaftëve. A është e mundur që brenda një dite të ndryshojë sjellja e të ngrënit; një çast fillon së ngrëni, më pas mban dietë, pastaj shkon për të ngrënë pica apo sufllaqe? Sigurisht që, jo. Nëse hasen gjëra të kësaj natyre do të thotë se ai ose ajo po përtyp vazhdimisht diçka tjetër që e pengon, veç ushqimit.
2. Papritur rrit shpenzimet: Para, do të thotë argëtim, dhe nëse nuk jeni në gjendje të kontrolloni se ku shkojnë paratë...më mirë të ishin në një gjë të çmuar dhe të fshehur, për t’u zbuluar për ditëlindjen tuaj.
3. Konroll financiarë: Pretendon shqetësim për sigurinë e parave, dhe kërkon t’i kontrollojë vetë. Ditët e sotme njerëzit kanë llogaritë e tyre personale, një gjë e tillë i ndihmon jashtëzakonisht tradhtarët për të kryer “evazon fiskal”.
4. Gënjen vazhdimisht: Sapo kuptoni që gënjen, duhet të aludoni se çfarë po ndodh; mos përdor alkool apo ndonjë lloj droge, ka ndonjë fëmijë ilegal? Në të tilla raste mbani qëndroni vigjilent.
5. Bën orë të tepërta në punë. Orët e tepërta në punë jo domozdoshmërisht mund të sjellin të ardhura shtesë. Sipas një studimi, kolegët që kryenin seks në ambjentet e punës, kishin një rritje të performancës me 30. Kështu që kur rritet performanca në të tilla raste, mbetet goxha kohë që duhet justifikuar...
6. Nuk është i/e interesuar për marrëdhënje seksuale. I kërkoni shpesh të bëni lojëra intime, por ai/ajo vazhdimisht nuk dëshiron. Mundet që këto lojëra t’i bëjë me dikë tjetër.
7. Dialogu humbet. Kjo nuk është domozdoshmërisht një shenjë tradhtie në marrëdhënjet në çift, por një sinjal paralajmërues. Është duke menduar në mënyrë intensive për diçka...
8. Kur e mbikontrollon celularin. E mban celularin sikur të ketë një diamant tepër të shtrenjtë, e kontrollon vazhdimisht dhe nuk ju lë t’ia prekni.
9. Sjellje kontradiktore. Kur shfaq vazhdimisht sjellje kontradiktore në raport me sjelljet e saj/tij të mëparshme. Kur ankohet për diçka sipërfaqësore, me diçka që s’ka sens. Kur bën ndryshime në sjelljen e saj/tij dhe nuk kërkon opinion.
10. Krekosje e kotë. Kur rregullohet më shumë se zakonisht. Kur ndryshon befasisht parfum, aftershave apo kremin e fytyrës. Bën dush më shpesh se zakonisht dhe ndryshon më shpesh stilin e të veshurës.
Çfarë mendoni? 
Për më tepër rreth gjuhës së trupit, lexo librin “MASKA, Gjuha e Trupit: Zëri i Gjesteve”; Marion Mardodaj, 2013. 
.
Previous Post Next Post