Vetëm 5 Arra në Ditë Largojnë Diabetin dhe Problemet e Zemrës, konkludon studimi


 Një studim i fundit i universitetit të Jalit në SHBA ka nxjerrë në pah disa benefite mahnitëse që lidhen me konsumin ditorë të arrave.

 Të gjithë pjesëmarrësit në studim e kishin indeksin e masës trupore më të madh se 25 dhe një perimetër të belit prej 100 centimetrash për meshkujt dhe 85 centimetrash për femrat. Të gjithë pjesëmarrësit kishin nivel të lartë të rriskut të sindromës së metabolizmit, i cili është një faktor i diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve kardiovaskulare.


Rreth gjysmës së pjesëmarrësve iu caktua një dietë përfshirë edhe 56 gram arra. Ndërsa gjysmës tjetër iu caktua një dietë që nuk përfshinte arra. Rezultatet treguan se pjesëmarrësit që konsumuan arra në dietën e tyre, treguan përmirësime të aktivitetit të cipës së brendshme të enëve të gjakut.

Këto qeliza ndihmojnë në mpiksjen e gjakut dhe në formimin e qelizave të reja, rregullojnë inflamacionin dhe mbajnë nën kontroll presionin e gjakut.

Dr. David Katz, autori i studimit, theksoi: "E dimë që zhvillimi i dietave është i vështirë, por duke i shtuar dietës një ushqim të vetëm, kjo gjë bëhet më e thjeshtë. Teoria jonë konsiston në faktin se, nëse i shtojmë dietës ditore një ushqim të përkryer si arrat, dobishmëria do jetë e dyfishtë: dobishmëria që rrjedh nga ushqyesit e pasur të arrës, dhe nga ana tjetër, dobishmëria që rrjedh nga eleminimi i ushqimeve me më pak ushqyes."

Siç del nga ky studim, efektet pozitive të konsumimit të përditshmëm të arrave, janë të shumëfishta, ndaj mos hezitoni të përfshini arrat në dietën tuaj të përditshme./healthyfoodhouse.com/
Previous Post Next Post