Si të mos "Thithim" Energjitë Negative të të Tjerëve

Si t'mos Thithim Energjitë Negative të të Tjerëve

 Empatia, është aftësia për të pranuar dhe për të ndjerë emocionet e njerëzve të tjerë. Simpatia është të ndjerit dhembshuri për të tjerët. Përgjatë kohës, të qenit "empatik", do të thotë që po merrni shumë dhimbje dhe vuajtje prej ambjentit ku ndodheni, gjë që mund të sakrifikojë kapacitetin tuaj për të funksionuar në nivelin më të lartë.

Nëse jeni gjendur ndonjëherë në një dhomë me njerëz negativ, me siguri e dini mirë se sa helmuese mund të jenë energjitë e tyre. Mësimi se si të mos marrim energjitë negative të njerëzve, përbën një aftësi të rëndësishme shpirtëtore që gjithkush duhet të disponojë. Në vijim po paraqesim 5 mënyra se si të pushojmë së absorbuari energjitë negative të të tjerëve.

1. Mos harroni që ju, nuk mund të kënaqni çdo njeri
Nëse dikush ju ngacmon, ankohet për ju, shpif për ju, bëni kujdes që të mos angazhoheni ta bëni pjesë të misionit tuaj përpjekjen për të bindur këtë person që të ketë simpati për ju. Kjo gjë do t'ju thithë energjitë e thella tuaja dhe do t'i bëjë të varura nga opinionin i këtij persnoni.

Ju nuk mund t'i pëlqeni gjithkujt. Çdo njeri mbi Tokë, jeton këtu për qëllime të ndryshme. Por duke dashuruar në rradhë të parë veten, do të krijoni një energji rreth opinionit të njerëzve të tjerë, e cila do t'ju ndihmojë që energjitë tuaja të shterohen nga të tjerë persona.

Gjithashtu mbani mend, që ju, nuk mund të ndryshohi çdo njeri. Mos u përpiqni ta ndriqni atë person, qoftë edhe në atë moment. Ndonjëherë, gjëja më e mirë që mund të bëhet është për të mos u përpjekur për ta ndrequr personin, por thjeshtë të mos e ushqejmë me energjinë që ky person po projekton mbi ju.

2. Bëni kujdes se kë ftoni në jetën tuaj
Trupi, mendja dhe ambjenti juaj, është tempulli juaj. Kë po ftoni në këtë tempull? Mos vallë është një ftesë e hapur? Mos vallë, do të duhet që njerëzit të pastrojnë këpucët përpara se të afrohen, apo mund të hedhin baltë mbi shpirtin tuaj?

Nëse i jepni një personi një copë bukë një ditë, ky person mund të kërkojë byrek ditën tjetër. Nëse lejoni dikë të qëndrojë në shtëpinë tuaj në fundjavë, ky person mund të përpiqet të qëndrojë gjatë gjithë javës në shtëpinë tuaj.

Është gjë e mirë të qenit bujar, por nga ana tjetër, ekziston një fije e hollë që e ndan bujarinë nga të rënit në kurth. Mësoni të thoni "jo", dhe të ndiheni në rregull me këtë gjë.

3. Pushoni së kushtuari vëmendje
Një parazit ka nevojë për strehë për të mbijetuar. Kur i kushtoni vëmendje dikujt, po i jepni energji këtij personi. Kudo që fokusi juaj rritet, vampirët e energjisë do vjedhin mendimet tuaja, duke ulur kështu nivelin tuaj të energjisë. Disa njerëz do të derdhin si një pirg plehërash energjinë e tyre mbi ju, dhe më pas do presin për radhën tjetër. Sigurisht, nëse do ta dëgjonim miqësisht një person, kjo do ishte një gjë e mirë, por sërish, ekziston një kufi që s'duhet kaluar.

Ndoshta mund të zbuloni që ju jeni burimi për një person, nga ku ky person mbështet dështimin dhe punën e tij, një marrëdhënje apo madje edhe një arritje të suksesshme. Të gjitha këto emocione mund t'ua shterojnë energjitë në mënyra të ndryshme, dhe të bëjnë që jeta juaj të drejtohet në rrugë joproduktive.

Duajeni veten mjaftueshëm dhe largojini këto persona, thojuni të pushojnë, ose thojuni se nuk keni kohë t'i dëgjoni. Sigurisht që kjo ka kuptim për ju, pra, të refuzoni energjinë helmuese të tyre.

4. Merrni frymë në natyrë
Shkoni në natyrë, qetësohuni, meditoni dhe merrni frymë thellë. Pastrojini ujërat brenda vetes suaj. Dashurohuni pas një fluture, pluskoni me mirësi, por lëvizni shpejt. Frymëmarrja e rrit nivelin e qarkullimit të gjakut në trup dhe ju ndihmon të absorboni energjitë negative prej njerëzve rreth jush. Ecni me besim në vetvete, mbajeni kokën lartë dhe mos lejoni njeri t'ju bëjë të ndiheni inferior.

5. Mbani 100% përgjegjësi për mendimet dhe emocionet tuaja
Mënyra se si ndiheni, është 100% përgjegjësia juaj. Universi na dërgon njerëz në jetën tonë, për të na testuar. Perceptimi që kemi për veten është më i plotë se perceptimi që të tjerët kanë për ne. Nuk jeni viktimë, asnjëri nuk ka fuqi mbi ju. Imagjinoni se si mendimet dhe pritshmëritë tuaja do tu manifestonin në një situatë të mërzitshme për ju. Po sikur përgjigja të qëndrojë në nivelet e durimit tuaj, nervozizmit apo dhembshurisë? Nëse nuk marrim kohën e nevojshme për të parë, ne, në mënyrë të nënndërgjegjshme ia afirmojmë viktimizimin e vetes botës rreth nesh.

Por kur jeni të përgjegjshëm me mënyrën se si zgjidhni t'i përgjigjeni diçkaje, kjo bën që të lidheni në një nivel më të thellë me veten tuaj. Kur jeni të lidhur me veten në nivel të thellë, nuk mundet t'ju zhvendosin lehtë nga qendra juaj.

Vendoseni veten në një situatë që jua zhvillon energjitë. Mos vallë, ky person bën të ndiheni mirë? A e bëni këtë person të ndihet mirë? Keni një përvojë të vyer, dhe është koha që ta kuptoni këtë fakt. Mësimi për të projektuar veten kundër energjisë së njerëzve të tjerë, fillon me dashurinë për vetveten. Mos harroni, që ju e meritoni lumturinë dhe paqen. Nuk ekziston asgjë e keqe nëse themi "jo". Ju jeni autori i gjendje suaj të energjisë./Oculus News
Previous Post Next Post